2 orë e gjysmë protestë! Basha: Meta anuloi zgjedhjet falë nesh...Thirrje socialistëve 'Ulemi në dialog pa Ramën' (VIDEO)

Protesta e tetë kombëtare e opozitës joparlamentare kundër qeverisë, ishte krejt ndryshe nga të tjerat. Në nisje të saj, në një vendim të papritur, presidenti Ilir Meta, shfuqizoi dekretin e zgjedhjeve vendore duke anuluar mbajtjen e tyre më 30 qershor. Sinjalet e ardhura nga agjencitë ligjzabtuese në vend, se do të kishte dhunë, u shuan menjëherë pas këtij lajmi, që lideri demokrat Lulzim Basha e quajti rezultat të vendosmërisë së protestuesve në tubimet e nisura që prej muajit shkurt për rrëzimin e qeverisë. Madje edhe gjatë zhvillimit të protestës, kur Basha ftoi simpatizantët në marshim nga Kryeministria drejt parlamentit, Meta u duk se mori në dorë frenat e opozitës, ku përmes një deklarate të dytë pas anulimit të zgjedhjeve, kërkoi që opozita të ndalte protestën.

Tek parlamenti u shënuan disa episode dhune, ku militantë hodhën kapsollë dhe fishekzjarrë ndaj policisë që kishte rrethuar institucionin.

Për shpërndarjen e turmës u hodh ujë dhe u përdor gazi lotsjellës. Por Basha në fjalimin përmbyllës në selinë blu, i quajti këto episode, provokime nga policia, pasi siç ai tha- protestuesit ishin paqësorë. Edhe pse e quajti fitore të protestave, shefi i opozitës tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, pasi ajo që duhet të pasojë, është zgjidhja politike e krizës. Në këtë kontekst, Basha i bëri thirrje socialistëve që të ulen në dialog për krijimin e qeverisë tranzitore dhe zgjedhjeve të lira, por pa Ramën kryeministër. Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila u pa vetëm në nisje të protestës dhe jo gjatë zhvillimit të saj, tha se nuk ka asnjë ndikim në vendimin e bashkëshortit të saj president. Madje siç ajo u shpreh, ka dy javë pa komunikuar me të nga momenti kur ka qenë në Itali për të kryer një operacion.

Protesta e parashikuar në orën 19:00, nisi me fjalimin e Lulzim Bashës para kryeministrisë, teksa kaloi më shumë se gjysmë ore nga orari zyrtar, dhe u mbyll pas rreth 2 orë e gjysmë. Një protestë më e shkurtër në kohë se tubimet e fundit, dhe sigurisht pa dhunën e molotovëve apo goditjeve të drejtëpërdreja me fishekzjarrët që u përdorën si armë ndaj policisë në manifestimin e shkuar më 2 qershor.

Hovi i protestës u duk qartë që u ndërpre nga vendimi i Metës, që edhe në mesin e protestuesve, teksa Basha u dha lajmin në sheshin para kryeministrisë, u manifestua si një fitore me brohorima dhe thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa"...I njëjti slogan që çuditërisht, Presidenti kishte zgjedhur për të mbyllur deklaratën e tij të fortë dhe të papritur për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, pa caktuar një datë të dytë për mbajtjen e tyre.

Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës ishin rreth 1800 forca policie. Në këtë tubim, nuk pati të lënduar as nga radhët e efektivëve as nga ana e protestuesve.

Njëjtë si edhe në protestat e tjera, SHBA dhe BE  paralajmëruan liderët e opozitës, vetëm pak para nisjes së protestës, të mos kishte dhunë, ndryshe do duhej të mbanin përgjegjësi.

VIDEO/Protesta e 8-të kombëtare e opozitës kundër qeverisë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Ja çfarë mjetesh piroteknike u përdorën nga protestuesit/ Momenti kur militanti i vë flakën dhe e hedh drejt policisë (VIDEO)

Ndërsa në tubimin e shkuar të 2 qershorit u përdorën fishekzjarrë dhe kapsollë që shënjestruar policinë duke u përdorur si 'armë' nga militantët e opozitës, edhe këtë radhë simpatizantët kanë pasur sërish në duar mjete piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Një moment kur një militant ndez lëndën shpërthyese dhe e hedh ndaj forcave të policisë tek parlamenti, është kapur nga kamerat e Rerport Tv. Lideri demokrat Lulzim Basha tha se protestuesit ishin paqësore. Madje incidentet tek Kuvendi ai i quajti provokime dhe dhunë të policisë. Por pamjet flasin ndryshe.

Mjetet piroteknike të hedhura edhe tek kryeministria, i njëjti që militanti shpërthen tek Parlamenti
Ora 21:37
Basha mbyll protestën nga selia blu/ PD-së nuk i binden militantët! Bardhi: Skenari i Ramës nuk do përmbushet (VIDEO)

Një moskoordinim ka ndodhur mes militantëve të PD dhe organizatorëve të saj politikë. Teksa lideri demokrat ka mbyllur protestën nga selia e Partisë Demokratike, disa protestues kanë mbetur përpara Kuvendit duke mos iu bindur thirrjes së vazhdueshme të policisë për t'u shpërndarë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur një kordon policie. Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i PD dhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kanë tentuar të shpërndajnë turmën duke i bërë thirrje militantëve të largohen nga zona për të shkuar drejt selisë blu.

"I bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë kriminelëve me uniformë. Nuk mund të nxisni qytetarët për dhunë. Qytetarët sot kanë kryer një protestë model dhe do jetë model deri në fund. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve kaq të pakët sa janë këtu qa pavarësisht provokimeve të policisë së shtetit të tërhiqen për të mos vënë në jetë skenarin për dhunë të Edi Ramës. Ta harrojë se mund t'i provokojë më qytetarët", tha Bardhi.

Ora 21:34
Kryedemokrati kërcënon efektivët: Lulzim Basha nuk harron! Emër për emër do mbani përgjegjësi (VIDEO)

Aktet e dhunës para kuvendit, ku militantë hodhën kapsollë dhe fishekzjarrë tek Parlamenti, kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur skenare nga policia. Sipas Bashës protestuesit nuk ushtruan dhunë, por pati provokime. Basha shkoi deri në kërcënim ndaj efektivëve të policisë, kur tha se do t'i mbajë mend emër për emër këdo që arreston apo ushtron dhunë ndaj protestuesve.

"Shmangni çdo provokim, sikundër i bëj thirrje banditëve që urdhërojnë policinë të ushtrojnë dhunë dhe të bëjnë arrestime të paligjshëm. As PD as Lulzim Basha nuk harron! Emër për emër do mbani përgjegjësi për arrestimin dhe dhunën ndaj qytetarëve paqësore. Ora e fitores po afron, ora e triumfit të vlerave po afron dhe kjo është merita e secilit prej jush. Zoti ju bekoftë zoti ju bekoftë ju, zoti  bekoftë Shqipërinë", u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha në përmbyllje të protestës në selinë blu.

Foto nga Antonio Çakshiri

Ora 21:32
Basha thirrje socialistëve: Shpëtojeni partinë nga krimi, eja ulemi në dialog pa Ramën kryeministër (VIDEO)

Në përmbyllje të protestës, lideri demokrat Lulzim Basha i bëri një thirrje edhe socialistëve. Sipas tij janë ata vet që duhet të çojnë pas hekurave kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë kupolën drejtuese siç ai u shpreh, duke i bërë thirrje që të ulen me të në dialog pa Ramën në krye të qeverisë.

"Arrestoni kupolën tuaj, uluni në dialog për zgjidhje politike, pa Ramën kryeministër. Qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të vendosim së bashku standardin evropian të zgjedhjeve. Nuk është vonë për ta shpëtuar Partinë Socialiste nga krimi. Forcë që ta ndalë bashkimin popullor për rrëzimin e organizatës kriminale të rilindjes nuk ka. Zotimi ynë është ta vazhdojmë betejën deri në fitore", u shpreh kreu demokrat.

1560022417_basha.jpg

Ora 21:14
Basha mbyll protestën: Shumica jemi ne, nuk do të hedhim asnjë hap pas

Pjesëmarrje e padëgjuar më parë në katër muaj protestë - e quajti lideri demokrat Lulzim Basha tubimin e tetë kundër qeverisë. Pjesëmarrja sipas Bashës fakton se ata janë shumica. Nuk do të ketë asnjë hap pas - theksoi ai - duke thënë se vendi meriton zgjedhje të lira dhe me standarde.

Sa i përket episodeve të dhunës ku militantët hodhën kapsollë ndaj policisë tek Parlamenti, Basha tha se janë provokime nga qeveria.

"Fjalët nuk e përkufizojnë dot këtë pjesëmarrje gjigante. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zëri i sovranit ka diktuar dhe do diktojë. Është zëri i bashkuar i çdo shqiptari të ndershëm që lufton për vlerat dhe dinjitetin personal. Kjo i ka bashkuar qytetarët në protestën më kombëtare dhe më europiane që ka njohur vendi ynë. Qëndresa dhe vendosmëria është forca jonë. Forca juaj është e pandalshme. Është forca juaj që zgjoi nga terrori, varfëria dhe propaganda kriminale, zëri juaj kumboi nga Blerin në Bruksel, në Londër dhe Uashington. Zëri juaj dëshmoi se populli nuk mund t'i vërë çizmen në qafë, aq më tepër kreu i bandës kriminale në pushtet. Forca juaj sa vjen e shtohet, siç shtohen radhët e protestave tona. Ndaj sot kulari është në qafën e tiranisë, do ta tërheqim me duart tona, më vendosmëri dhe dashurinë për këtë vend derisa ta rrëzojmë tiraninë. E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme për betejën tonë. Ne nuk do hedhim asnjë hap pas. Shqiptarët meritojnë dhe do kenë qeverinë europiane", deklaroi Basha.

Ora 21:05
Sali Berisha mbron vendimin e Ilir Metës: Shpëtoi vendin nga lufta civile

1559151982_1556397441berisha.jpg

Teksa marshonte nga Kryeministria drejt Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta.

Berisha: Vendim që bazohet në themelet e kushtetutshmërisë së vendit, një vendim i cili synon zgjidhjen dhe parandalimin e një konflikti  të gjerë civil drejt të cilit po e çonte varrmihësi i pluralizimit politik Edvin Kristaq xhelati.

Ora 20:57
Kapsolla dhe fishekzjarre tek Kuvendi/ Policia hedh gaz dhe ujë me presion! Bardhi shpërndan protestuesit (VIDEO-FOTO)

Pasi janë zhvendosur përpara parlamentit, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të godinës duke sjellë tension në zonë. Kjo ka bërë që policia të përdorë autobotin e ujit për të bërë shpërndarjen e protestuesve.

Përveç ujit me presion policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës ndërkohë që sulmi i protestuesve në drejtimi të godinës së Kuvendit nuk është ndalur.

Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e opozitës të largojnë protestuesit nga zona dhe të parandalojnë çdo akt dhune në drejtim të institucioneve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje protestuesve të mos hedhin kapsolla duke kërkuar shpërndarjen e tyre.

Policia bëri thirrje të vazhdueshme për distancim nga dhuna ku ju drejtua me emër liderit demokrat Basha dhe sekretarit organizativ të PD, Bardhi.

Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.Mos hidhni lëndë piroteknike,  kapsolla, tymuese dhe sende te forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, fishekzjarre e sendeve te forta  dhe lëndëve piroteknike po  rrezikon jetën e punonjësve të Policisë Të nderuar organizatorë të tubimit: 

I nderuar zoti  Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e dhunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë. Merrni masa qe protestuesit qe kane mbuluar fytyren te zbulojne menjehere fytyren

Thirrja e policisë
Ora 20:35
I njëjti skenar, marshim nga kryeministria tek Parlamenti (VIDEO)

Një skenar i ngjashëm dhe me protestat e mëparshme. Pas fjalës tek kryeministria, lideri demokrat u ka kërkuar protestuesve të vijojnë marshimin drejt Parlamentit. Sapo Basha orientoi protestuesit drejt këtij skenari, efektivë shtesë të forcave speciale mbërritën tek parlamenti.

Lideri demokrat e nisi marshimin pasi i bëri thirrje protestuesve të ndezin blitzin e celularëve.

Ora 20:25
Basha protestuesve: Shmangni dhunën, ajo i shërben vetëm Edi Ramës

1560018469_1560017480basha7.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi para protestuesve se nuk duhet të ndërmarrin akte dhune pasi ato i shërbejnë vetëm Edi Ramës.

"Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është I ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’I shpëtojë gjykimit të popullit, do t'i shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do t'i shpëtojë, gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit ëshë i pashmangshëm", u shpreh Basha.

Ora 20:10
Basha: Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit falë vendosmërisë së protestuesve. Tashmë hapi final drejt zgjidhjes politike (VIDEO)

"Për Shqipërinë si gjithë Evropa". Me këtë slogan që Presidenti Ilir Meta përmbylli këtë të dielë një deklaratë të papritur për anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore 2019, duke thënë se e gjitha erdhi si rezultat i protestës dhe forcës së qytetarëve.

Protestën e tetë kombëtare kundër qeverisë, Basha e nisi duke komentuar vendimin e kreut të shtetit, që për të i dha goditje krimit elektoral që sipas tij do të ndodhte më 30 qershor.

Basha tha se tashmë hapi final është drejt zgjidhjes politike.

"U zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë ndaj më lejon të shpjegoj pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë me zhvillimet të jashtëzakonshme në Shqipëri, në Europë të lidhur me fatin e vendit tonë kanë marrë një kthesë. Më lejoni ta nis duke iu falenderuar ju që jeni forca e pandalshme e ndryshimit. Ju jeni fuqia dhe këto momente që po flas falë vendosmërisë suaj presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bandës së Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral për të kapur përmes një procesi monist antikushtetues, anti-elektoral dhe kriminal pushtetin vendor. Kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj, i qëndresës suaj dhe besimit tuaj tek vlerat europiane që diktuan anulimin e 30 qershorit. Eshtë forca e kauzës. Le ta themi këtu së bashku, le të ndajmë me çdo shqiptar vendosmërinë tuaj deri në fitore. E gjithë bota është tronditur nga përgjimet e gazetës 'Bild' e cila faktoi përmes përgjimeve se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota por me krimin. Sot e gjithë bota e di se në Shqipëri kemi një qeveri të zgjedhur nga krimi dhe vota. Anulimi i 30 qershorit është prova e parë e forcës sonë të bashkuar. Është vetëm një hap i vogël për para. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, deri në fitore. Të hedhim hapat final drejt zgjidhjes politike. Ju ftoj dhe kërkoj që me të njëjtën kurajë dhe vendosmëri që kemi bërë këtë rrugëtim historik drejt çeljes së prespektivës për Shqipërinë si gjithë Evropa, ta vazhdojmë rrugën tonë pa u lodhur, pa u epur, të bekuar nga përgjegjësia për brezat që vijnë në misionin tonë kombëtar, dhe hyjrnor për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa", tha Basha.

Ora 20:05
Banorët e 'Astirit' i bashkohen protestës së opozitës (VIDEO)
Ora 19:09
Baçi për Report Tv: Do jetë protestë paqësore! Rama nuk mund të shpallet mbret i Shqipërisë

Në drejtim të protestuesve të ardhur nga qarku i Fierit, kryetari i PD-së në këtë qytet, Luan Baçi tha në një prononcim për gazetarin e Report Tv tha se protesta do të jetë paqësore. Kryedemokrati i Fierit tha se nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një palë, dhe nëse Edi Rama nuk do që populli të shkojë në përplasje ditën e zgjedhjeve, duhet të largohet nga pushteti.

"Nëse nuk do t'i çojë qytetarët në përplasje ai duhet të dorëhiqet. Nuk ka zgjedhje më një palë. Duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve shqiptarëve që është një zë i fuqishëm dhe buron nga e drejta e tyre.

Protestë e qetë apo e dhunshme? Baçi përgjigjet:

"Gjithmonë protestat kanë qenë paqësore, gjithmonë do të jenë paqësore, por do të jenë të forta të qëndrueshme, nuk ka asnjë hap pas. Do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund ta lëmë Edi Ramën të shpallet mbret i shqiptarëve".

Ora 18:37
'Dako dhe Rama në qeli'/ Të rinjtë e FRPD-së 'instalojnë' burgun përpara kryeminitrisë (FOTO-VIDEO)

Të rinjtë e FRPD kanë sjellë me vete edhe një kafaz në protestën përpara kryeministrisë.

Brenda kafazit janë futur edhe dy militantë të veshur me uniformën e të burgosurve ndërkohë që në fytyrë mbajnë maskat e kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ora 18:31
PD denoncon: Policia na arrestoi flamujtë

Partia Demokratike denoncon pak para nisjes së protestës faktin që sipas saj, policia i ka bllokuar flamujt, pankartat dhe vuvuzelat që militantët mbajnë gjatë tubimit.

"Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës. Pavarësisht paligjshmërisë, policia, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i është bindur ligjit, por ka bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të. Akti i paligjshëm është një nga veprimet  provokuese të radhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qesharakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar", thotë PD-ja në një denoncim.

Bllokimin e flamujve dhe vuvuzelave PD e quan "arrestim".

Ora 18:28
A e mbështesni bojkotin që PD i bëri zgjedhjeve? Si përgjigjet shkodrani (VIDEO)

Edhe shkodranët janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Me automjete të siguruara nga PD ata janë nisur për të qenë në tubimin kundër qeverisë.

Një militant i PD-së, shprehet për mediat se Rama duhet rrëzuar nga pushteti dhe nuk mund të durohet më asnjë moment më shumë.

 "Ne duam më atë njeri (Edi Ramën) mos me e pa me sy të ballit. Na e ka pru këtu (në majë të hundës)."

Ndërkohë i pyetur nëse e përkrah vendimin e PD-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ai shprehet: "Nuk bëhet fjalë me hy PD në zgjedhje me këta komunistë. Me na vjedh vota, me na vjedh të tana? As bëhet fjalë"

Ora 18:20
Basha mbërrin në seli me bashkëshorten e tij! Militantët këmbëkryq presin nisjen e protestës (VIDEO)

Një orë para protestës, lideri demokrat Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Aurela Hoxha.

Teksa është afruar pranë selisë, Basha është afruar pranë militantëve të grumbulluar për të pritur nisjen e protestës.

Ata menjëherë janë ngritur për të përshëndetur liderin demokrat i cili është shkëputur nga bashkëshortja për t;u takuar me ta.

Ora 18:03
Policia kontrolle të rrepta para protestës së opozitës, në 'filtër' edhe mediat (VIDEO)

Kontrolle të rrepta ka zhvilluar policia rrugore në Tiranë ndaj të gjitha automjeteve që kalojnë në perimetrin ku në 19:00 mbahet protesta e opozitës. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", janë kontrolluar nga efektivët e policisë rrugore, edhe automjetet e mediave. Këto janë kontrolleve të rrepta pas sinjaleve për skenare dhune edhe në protestën e tetë kombëtare të opozitës joparlamentare kundër qeverisë.

Ora 17:27
Basha pas thirrjeve të BE-së: Bashkohemi t'i tregojmë kryeministrit të Avdylajve se populli ia ka hequr vizën

Menjëherë pas deklaratës së bërë nga ndërkombëtarët, lideri demokrat Lulzim Basha deklaron se ditën e sotme shqiptarët do të bashkohet si asnjëherë tjetër për t'i treguar kryeministrit se populli ia ka hequr vizën.

"Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën! Asnjë hap pas! Shqipëria si Europa", shkruan Basha.

Ora 12:30
Parlamenti rrethohet me tela me gjemba, masat para tubimit të tetë të opozitës (VIDEO)

Policia e shtetit ka marrë masat para tubimit të opozitës sonte. Kryeministria, ministria e Brendshme dhe parlamenti janë rrethuar me gardh metalik. Report Tv sjell pamjet nga rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, ndërsa në gatishmëri do të jenë 1300 forca policie për të shmangur incidentet.

Ora 12:25
Pak orë para protestës, Basha: Asnjë hap pas

1559989573_1559928817basha.jpg
Pak orë para protestës së sotme në orën 19:00, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët që të bashkohen në tubimin për rrëzimin e Edi Ramës. "Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurt, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! 8qershor #hqipëria Si Europa" shkruan ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Benzi: 10/06/2019 08:25

    Nuk e kuptoj pse duheet te bllokojn zgjedhjet qe jan te bashkise as nuk jan zgjedhe per qeverri. Pse dreqin e bejn kete gje edhe ne moment te zezonit veror ku kam shum shok italian qe duan te vijn ne shqiperi per pushime por kan frike nga ajo qe po ndhodh. Ah PD se po ju vjen fundi e shoh....ishalla sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Tropojani: 09/06/2019 08:00

    Po' ku jeni o trimat,o pederasta ja ku e keni Saliun ne shesh 76 vjecar dhe nuk e rruan per Juve, se ju njeh mire se sa trima jeni ai ju ve ne majet te .......,per burra si jeni,pse nuk e arrestoni per 21 janarin ai ju ja thene dhe vete troc ne TV se une ju kam vrare dhe ju vras prape,ku e keni antaret e PS Arta Markun Donika Prelen, po' ikni se keni vjedhur boll

    Përgjigju
  • asolingo: 09/06/2019 07:13

    O Lul thirri mendjes(n.q.s te ka ngel ndopak) se e paguan turizmi.Te gjithe mund te behen kryeministra vetem ti jo nuk te shkon ai zanat ty futu furxhi buke do nxjeresh leke me thase.

    Përgjigju
  • Ta futi Amerika: 08/06/2019 19:43

    Ju dogji bytha nga ultimatumet e USA DHE BE

    Përgjigju
  • polici: 08/06/2019 18:42

    Na e hankshi ate qe nuk permend edi rama

    Përgjigju
  • Cna gjeti: 08/06/2019 14:43

    Nje gje skuptoj. Pse protestojne naten?

    Përgjigju
    • Tesla: 08/06/2019 18:56

      per te mos doket numri i vogel i protestuesve dhe saliu e ka me te leht ti modifikoj me fotoshop

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur