Në qarkun e Korcës reshjet e dëborës janë të papërfillshme dhe temperatura shënohet -3 gradë C. Kësisoj akset nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normal e pa zinxhirë, me përjashtim të fshatit Dardhë. Segmentet rurale Q/Plloce - Dardhas dhe rruga nacionale - Velcan janë të hapura, ndërsa Voskopojë-Lekas kalimi mund të kryhet vetëm me zinxhirë. Qarkullimi me zinxhirë është i nevojshëm edhe në rrugët e Bashkisë së Kolonjës e në segmentin Miras-Arze.
Momentalisht fshatrat Vithkuq, Lekas, disa fshatra të Moglicës e zona e Mirasit dhe Dardhës nuk janë të furnizuar me energji elektrike, pasi ka pasur defekt në fidrin e Poloskes. Sa i takon procesit mësimor, në Korcë, Pogradec dhe Devoll nuk do të zhvillohet ndërsa në Kolonjë mësimi do zhvillohet vetëm në shkollat e qytetit.
Lajmi kryesor:
Reshjet e dëborës në vend/ Dibra qarku më problematik, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia









