Klos/ 29-vjeçari rrezikon jetën, apelon për ndihmë në Report Tv: Më ndihmoni për transplant të veshkave

Diabeti i ka marrë njërën këmbë dhe veshkat janë dëmtuar rëndë. Sot Elton Luku po lufton për jetën!

"Unë jam me diabet që në moshën 11 vjeç dhe pas diabetit mu dëmtuan veshkat dhe kalova në dializë. Për të bërë  dializën shkoj 3 herë në javë në Tiranë se s'kisha rrugë tjetër pa hyrë në dializë".

29-vjeçari jeton me prindërit, motrën e vëllanë në fshatin Dars të Klosit, ndërsa tre herë në javë udhëton drejt Tiranës për të kryer dializën. Kostoja është e papërballueshme për këtë familje të varfër, ku kryefamiljari Faik Luku është invalid prej 25 vitesh.

"Në dializë rri 4 orë, e kam tre herë në javë të detyrueshme. Për shkak të diabetit shkurtova dhe këmbën. Kam nevojë për ndihmë sepse dita ditës gjërat vijnë duke u përkeqësuar. Shpenzimet nuk mund ti përballoj, taksinë e paguaj 5 mijë lek në ditë nga Klosi në Tiranë, ka raste që shkoj 5 herë në javë pra më duhen 250 mijë lek në muaj vetëm për rrugën", tregon Eltoni për Report TV.

Apeli i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe donatorëve privatë për të kryer transplant të veshkave.

"Kërkoj ndihmë nga shteti, nja biznesmenë që të bëj transplant të veshkave", tha ai.

Të ardhurat mujore nga pensioni i kryefamiljarit dhe ndihma ekonomike janë 15 mijë lek në muaj, ndërsa shpenzimet disa herë më të larta. Nëna Zaide Luku mes lotësh tregon vështirësitë.

"Kam shumë stres për çunin...është në gjendje të vështirë, shkon një ditë po një jo në Tiranë për dializë. Nuk është e lehtë (qan) lu lutem vendosni dorën në zemër", shprehet nëna e tij Zaide Luku nëna e Eltonit.

"Vetë jam në karrocë djalin e kam në karrocë, kërkoj ndihmë nga shteti", tha Faik Luku babai i Eltonit.

Kush dëshiron të ndihmojë familjen Luku mund ta telefonojë në numrat e tel.  0683950465 ose 0694578286.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?