TIRANË- Gazetari Marin Mema, i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv ka deklaruar se akuzat që bëhen nga kryeministri Rama janë të padrejta pasi sipas tij "i fut në një thes të gjitha mediat", gjë që nuk është e vërtetë.
"Kur anatemon median, cfarë do ndodh kur gazetari të shkoj tek qytetari?. Përgjegjësitë nuk mund të jenë kolektive. Referoju me emra, me raste konkrete. Ta harrojnë që problemi më i madh është media, por është politika. Kufizimi i të drejtës së fjalës nuk është normale. Duhen marrë eksperiencat që kanë vendet e tjera, duhet një rregullim i tregut të mediave, por jo në këtë mënyrë duke cenuar të drejtën e fjalës", tha ai.
Nga ana tjetër, ai ka zbuluar se organizata që drejton “Rrënjë Shqiptare” kanë nisur punën për ndërtimin e një shtëpie të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka treguar historinë e trishtë të familjes, që e ka shtyrë që të zgjedhë pikërisht këtë banesë. Familjari që ka një punë jo stabël, djali i sëmurë, vajza ka lënë shkollën për shkak të pamundësisë ekonomike, për Marinin janë të mjaftueshme që kjo familje të mos ishte në qiell të hapur. Ndërkohë, ai ka zbuluar edhe disa raste të tjera prekëse që i ka parë nga afër në terren pas lëkundjes tragjike të 26 nëntorit.
"Janë shumë, të moshuar që kanë mbetur vetëm, familje që kanë të sëmurë. Ndihesh keq në ato raste. Prandaj ky është një detyrim.Te familja e parë që vajtëm në Tapizë, ishte një familje prej 5 anëtarësh, babai shkonte te "Ushtari i Panjohur" për të gjetur një punë rastësore, një nga djemtë ishte me probleme, vajza kishte lënë shkollën. E pamë që shtëpia ishte me qërpiq dhe ne i thamë fjalën që do ishte shtëpia e parë. Zonja e shtëpisë filloi të qane dhe ashtu siç qau kur filluam punimet", tha Mema në Report Tv.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera
27 Janar, 21:21
-
Betimi i Trump në ‘5 Pyetjet’/ Çollaku: Test është Putini, dimër i ftohtë! Xhafaj: Plani i tij i frikshëm, BE të jetë në bllok! Mulaj: Presion ndaj Rusisë! Krisafi: Lufta e ardhshme, Arktiku
20 Janar, 22:04
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë
13 Janar, 21:44
-
Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit
13 Janar, 21:33
-
Termocentrali në Roskovec, Gazetari Toska: Bashkim Ulaj e Balluku po kryejnë krim! Hoxha ironi: Pse s'ia jep emrin e tij Berishës e Nokës
6 Janar, 22:54
-
Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë
6 Janar, 22:28
-
Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje
6 Janar, 21:35
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor 2024, 22:33
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor 2024, 22:48
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor 2024, 21:50