‘Paketa e despiunizimit’, PS kërkon ndryshime ligjore: S’ka më spiunë kryetarë partie apo në poste publike, do të verifikohen si ‘dekriminalizimi’

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend 2 propozime për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në ligjin e dekriminalizimit për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.  Në një prononcim për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i quan këto propozime si ‘paketa e despiunizimit’. 

"Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit  për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale. Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.” , tha Balla.

Dy nismat tona ligjore konsistojnë në krijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një certifikatë të mëparshme pastërtie nën dritën e fakteve dhe të vërtetës si dhe për verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre.

Ndryshimi në ligjin ‘për dekriminalizimin’
Në relacionin shoqërues që vjen me ndryshimet ligjore, PS thotë se ndryshimet e kërkuara në ligjin ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, subjekt i ligjit që konsiderohet ndryshe si ‘ligji i dekriminalizimit’ do të jenë edhe  personat që rezultojnë se kanë qenë anëtar, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, në vijim edhe të ndryshimeve ligjore të djeshme. Nisma arashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike, nëse vërtetohet lidhja e tyre me shërbimet sekrete të regjimit të kaluar.

Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit që kryen subjekti dhe nëse rezulton i pavërtetë, përveç humbjes së të drejtës për të qenë pjesë posteve publike, personi ngarkohet dhe me përgjegjësi penale për deklarim të rremë. Këtij detyrimi ligjor do t’i nënshtrohen jo vetëm ata që duan në të ardhmen të jenë pjesë e funksioneve shtetërore, por edhe atyre që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një certifikatë pastërtie, Bezhani apo Mezini, pavarësisht nëse janë verifikuar më parë nga Autoriteti i Dosjeve apo jo.

Kjo nismë së bashku me parashikimet e reja ligjore në ligjin e autoritetit të dosjeve dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor për verifikimin  e listave të kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, plotësojnë mozaikun ligjor, duke krijuar premisat e duhura ligjore që anëtarët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, strukturave sekrete dhe spiunët e atij regjimi të mos jenë më pjesë e posteve publike e të mos mbajnë më peng të ardhmen e vendit për interesa të ngushta vetjake e në kundërshtim me parimet e shoqërisë demokratike.  Harmonizimi i kuadrit ligjor në këtë fushë, parandalon përfshirjen e këtyre individëve në ato pozicione zyrtare për të cilat ka arsye për të besuar se subjekti do të përbënte rrezik të madh për të drejtat e njeriut ose demokracinë, si zyrtarë shtetërorë me përgjegjësi të konsiderueshme për krijimin ose zbatimin e politikave qeveritare mbi sigurinë e brendshme, ose në organet e zbatimit të ligjit, sigurisë dhe inteligjencës, gjyqësori dhe prokuroria.

Ndryshimi në ligjin ‘Për Partitë politike’
PS thotë se ndryshimi i parashikuar në ligjin për “Për partitë politike”, nismë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, vjen në vijim të nismave për despiunizimin e vendit dhe shkëputjen njëherë e mirë nga e shkuara e errët e një regjimi informativ sekret që shkaktoi drama për shumë familje shqiptare. Për t’u siguruar që historia të mos përsëritet dhe arritjen e paqes sociale si dhe për të respektuar viktimat e regjimit totalitar, duhet që anëtarët, bashkëpunëtorët sekretë të sistemit të mëparshëm të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimarrjes, i çfarëdo niveli qoftë ai.  Për këtë arsye nëpërmjet kësaj nisme, propozohet që të ndalohen personat me të shkuar me ish sigurimin e Shtetit që të zgjidhen kryetar në parti politike dhe nëse janë zgjedhur të shkarkohen.   Qenia e kryetarit të partisë politike, në kushtet ndaluese ligjore, parashikohet në projektligj si një nga rastet e ndalimit të regjistrimit të një partie.   Projektligji parashikon që verifikimi të kryhet përpara regjistrimit, ku organet themeluese i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin nëse kryetari i zgjedhur i partisë pëfshihet në ndalimet e parashikuara nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar”.  Vërtetimi negativ i lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pjesë e dokumentave për regjistrimin e partisë. Këtij detyrimi ligjor do t’i nënshtrohen jo vetëm ata që duan në të ardhmen të jenë pjesë e funksioneve shtetërore, por edhe atyre që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një certifikatë pastërtie, Bezhani apo Mezini, pavarësisht nëse janë verifikuar më parë nga Autoriteti i Dosjeve apo jo. Kjo nisëm parashikon se, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar” i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.

(Kliko këtu për të lexuar relacionin shpjegues për projektligjin)

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Dy nismat për hapjen e dosjeve, Alibeaj: PD duhej ta kishte bërë më parë, është detyrim i yni!

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë për mediat pas depozitimit në Kuvend të dy iniciativave për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të dosjeve.

Alibeaj deklaroi se hapja e Dosjeve është një detyrim për të gjithë në mënyrë që vendi të shkëputet nga e shkuara dhe trashëgimia e regjimit.

“Publiku duhet të informohet për çfarë ndodhi dje, kjo iniciativë për dekomunistizimin është diçka më e madhe se hapja e Dosjeve. Nga ana jonë ka pasur disa iniciativa ligjore dhe duhet të them, iniciativa e parë ka pasur synim përkujtesën, bëhet fjalë për ligjin që synonte që burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë. Është nga ato hapat e lënë në hije por kujtesa është një element i rëndësishëm që ka marrë vëmendjen tonë.

E dyta është ajo e cila lidhet me ndalimin e propagandës komuniste, është projektligj i plotë dhe ka filluar puna e konsultimit që në vitin 2018 dhe në gusht është depozituar nga ana jonë për ndërgjegjësimin dhe ndëshkimin e regjimit totalitar komunist.

Ai shtoi se projektligji duhej depozituar më parë, ndërsa tha se nuk ka asgjë triumflaiste për këtë vendim pasi PD ka pasur mundësi ta bënte transparencën kohë më parë.

‘E treta ka të bëjë me hapjen e Dosjeve, ligji për informimin e publikut lidhur me dosjet e ish-Sigurimit. në 2015 është miratuar ligji për autoritetin për informimin e dosjeve. Është bërë një avancim i lehtë drejt hapjes së tyre u jepej mundësia që vetëm 2 kategori të kishin mundësi të njiheshin me dosjet, e para u jepeshin viktimave dhe e dyta autorëve të krimeve të sigurimit të shtetit. Sigurisht ishte e paqartë  se pse u jepej aksesi autorëve të krimeve. Edhe sot që flasim sa pa hyrë në fuqi ligji i votuar dje publiku i gjerë e ka ë pamundur të shkojë te Autoriteti dhe të paraqesë një kërkesë dhe të marrë atë që kërkon, e pamundur. Që të bënim hapjen e plotë të dosjeve duhet të shkëputemi nga e shkuara komuniste, duhet të shkëputemi nga trashëgimia dhe tranzicioni, asgjë triumfaliste nuk ka në këtë vendim, më mirë vonë sesa kurrë. Ka pasur mundësi PD ta bënte transparencën kohë më parë. Shoqëria nuk mund të vazhdonte duke mos njohur të shkuarën e vetë, nuk do mund të reflektonte dhe të nxirrte mësime për të ardhmen. Tranzicioni na ka treguar çfarë ndodh kur nuk bëhet transparencë për sigurimin e shtetit. Duhet të bëhej më parë, në emër të të gjithëve. E bëri e gjithë Europa Lindore. Vetëm këtu nuk u bë”, deklaroi Alibeaj.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 21/10/2022 15:06

    Po spiunat e cias KGB Udb e asfalis do i lini te qeverisin Po diversantet terrorista do i dekoroni ti beni heronj Po ata ushtar polica dhe oficera te vrar nga keta terrorista qe ishin ne sherbin te armiqve te kombit shqiptar do i shpallni kriminela

    Përgjigju
    • Ali: 22/10/2022 04:49

      Mire e ke kap o Loni, po Rama dhe Veliaj dhe Basha jane spiune "jo sigurimi". Dhe meqe i bejne ligjet vete ska ci kap.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja