Një ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e ndihmën prej 40 mijë lekësh për 176 mijë të punësuar pjesë e paketës financiare të dytë. Vetëm për 24 orët e fundit janë miratuar për të marrë ndihmën financiare 11,990 punonjës.
Drejtoria e Përgjithshme njofton se në total është miratuar ndihma për 6.330 biznese, ndërkohë janë në proces verifikimi për miratim edhe 7 kërkesa të tjera.
Në total për 24 orë janë regjistruar 6621 prej të cilave 6,613 kanë qenë kërkesa të bizneseve dhe pjesa e tjetër është kërkesë e të vetë punësuarve.
Në total numri i punonjësve në këto biznese që kanë aplikuar për ndihmën financiare 13,324 persona. (5 hapat për të bërë aplikimin).