TIRANE- Komuniteti i biznesit po ankohet se është vënë përpara një fakti të kryer nga qeveria në lidhje me ndryshimin e taksave për vitin 2014. Por nga ana tjetër përfaqësuesit e biznesit kërkojnë nga qeveria të nisë shlyerjen e borxheve të prapambetura. Sipas specialistit për buxhetin Olti Rrumbullaku, i ftuar në emisionin “Tete a tete” në “A1 Report”, debati për paketën e re fiskale qendron tek tatimi mbi nivelin e fitimit. Ndërsa shtoi se në vendin tonë ku nivel është më i ulët se në vendet e tjera të rajonit.
“Jo çdo zgjidhje do ishte optimale për të gjitha palët. Debati konsiston tek tatimi mbi nivelin e fitimit. Ne kemi një nivel 10% dhe po dëgjojmë se mund të rritet, të shkojë në 15 %, dhe kjo është pika kryesore që kundërshtohet nga biznesi. Në krahasim me vendet e rajonit ne kemi nivelin më të ulët”, u shpreh Rrumbullaku.
Duke u ndalur tek nevoja e shlyerjes së detyrimeve ndaj biznesit, Rrumbullaku tha se marrja e një borxhi të ri do të rrite nivelin e borxhit në vend.
“Qeveria e shkuar kishte mundësinë për të lexuar shifrat në lirinë e vet, dhe kishte anashkaluar disa pjesë të borxhit. Tani borxhi është rreth 68 % dhe nëse ne marrim borxh te FMN arrin në rreth 70%”, tha Rrumbullaku.
Ndërkaq, sipas përfaqësuesve të biznesit, qeveria së pari duhet të krijojë kushte për formalizimin e ekonomisë me reforma strukturore, si dhe klimë të përshtatshme për biznesin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com