Paketa e Rezistencës Sociale, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore: Nga nesër nis shpërndarja e pensioneve të indeksuar dhe bonusi 3 mijë lekë

TIRANË- Nga nesër do të nisë shpërndarja e pensioneve të indeksuara me 3.3%. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hoda tha në Report Tv se pensionet këtë vit janë indeksuar me 3.3%, ndonëse ishte parashikuar të indeksoheshin me 2.6%, pra 0.9% më tepër. Ai shpjegoi se kjo është masa e marra nga qeveria për t’iu ardhur në ndihmë shtresave më vulnerabël me qëllim për të përballuar rritjen e çmimeve.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Hoda tha se krahas pensionit të indeksuar, nga nesër do të shpërndahet edhe bonusi 3 mijë lekë i Paketës së Rezistencës Sociale për të gjitha kategoritë përfituese.

"Qeveria përveç indeksimit, ka marrë një paketë tjetër. Mbështetje financiare për pensionistë. Indeksimi i pensioneve me gjithë procedurën që realizohet çdo vit, ndryshimi indeksimi i sivjetshëm me krahasimin  viteve të tjera, është përdor një indeks tjetër çmimesh. Indeksi që përdoret për pensionet është indeksi i çmimeve të konsumit të një shporte të caktuar mallrash që konsumohen nga pensionistët, është ndryshimi i çmimeve nga janari 2021 në janar të 2022. Qeveri ka vendosur të përdorë shkurt 2021- shkurt 2022 me qëllim që të përfshijë edhe ndryshimin e çmimeve të muajve të parë të 2022. Indeksi vjetor ishte 2.6%, qeveria vendosi t’i indeksojë me 3.3%, me 0.9% më tepër.

Nga nesër është dita e parë dhe ne i parapaguajmë pensionet që nga muaji prill, çdo ditë pune që të ketë një lloj grafikimi të shpenzimeve por edhe për të shmangur radhët e gjata . Të gjithë pensionet që kanë radhën për ta marrë nesër do e marrin të indeksuar. Kategoritë që do përfitojnë dhe bonusin në masën 3 mijë lekë, për tre muajt prill, maj qershor, do e marrin automatikisht nesër. ISSH i ka marrë të gjitha masat, faturat janë gjeneruar që sot”, tha Hoda në Report Tv.

Kreu i ISSH solli edhe një shembull, nëse një pensionist e ka pensionin 200 mijë lekë të reja, me indeksimin ai do të përfitojë një rritje me 6600 lekë të vjetra,

“Nëse një qytetar e ka pensionin 200 mijë lekë të vjetra, automatikisht në muajin prill merre 206.600 lekë të vjetra, do rritet me 6600 lekë të vjetra”, shpjegoi kreu i ISSH.

Hoda u ndal edhe tek fondet private të pensionit, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta paguajnë nëse kanë mundësi financiare, pasi kur të dalin në pension do të përfitojnë një pension plus krahas atij publik.

“Fondet private janë një gjë shumë e mirë që nuk është shfrytëzuar tamam. E mirë për dy arsye, fondet private vullnetare, të kapatilaizuara, të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri, ç’ka do të ulin kështu ulet presioni ndaj skemës publike për dalje para kohe në pension. E dyta, njerëzve iu modifikon konsumin e tyre gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë, më të bollshme në moshën e qeverisë. Në fakt iu bëj thirrje njerëzve që kanë mundësi të paguajnë, që krahas kontributit të detyruar duhet ta bëjnë. Kur të dalësh në pension krahas pensionit nga skema publike të kesh të ruajtura në depozitën tënde përshembull dhe 20 mln ose 30 mln lekë të vjetra të cilat ose ke mundësi ti marrësh të gjitha në dorë ose krahas pensionit që merr në ISSH të marrësh edhe një pension tjetër 200 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Hoda.

Qeveria do të japë 3.3 miliardë lekë për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve ku përfitojnë 673.542 pensionistë. Gjithashtu qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

-Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale
-Pensionistë të invaliditetit
-Pensionistë që jetojnë vetëm
-Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër
-Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla