Paketa fiskale 2014, taksat e
reja që filluan nga 1 Janari
Nga dje ka hyrë në fuqi Paketa e re Fiskale që ka sjellë ndryshime në një sërë taksash dhe tatimesh. Ndër taksat e reja më kryesore do të jetë tatimi mbi pagën, ku do të aplikohet taksa progresive dhe do të hiqet taksa e sheshtë.
TIRANE- Duke filluar nga mëngjesi i djeshëm, kanë hyrë në fuqi Buxheti dhe Paketa Fiskale 2014, pas dekretimit që iu bë nga Presidenti Bujar Nishani në datën 30 dhjetor 2013. Por, si ndryshojnë këto taksa? Ndër taksat më të përfolura që kanë ndryshuar është tatimi mbi pagën, ku do të aplikohet taksa progresive për pagat mbi 30 mijë lekë, pas heqjes së taksës së sheshtë prej 10%. Nga zbatimi i parimit "kush fiton më shumë, paguan më shumë", do të sigurohet mbështetja e shtresave në nevojë dhe e shtresave të mesme të popullsisë.
Një tjetër taksë, ajo e qarkullimit për naftën dhe benzinën, bëhet 17 lekë/litër nga 7 lekë që ishte. Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë rritje të çmimit prej 6.6% dhe 6%, përkatësisht për benzinën dhe naftën. Po ashtu hiqet tavani 10% i masës së taksave dhe tarifave të përkohshme që vendos Këshilli Bashkiak, apo Komunal, për ndërtesat dhe ndryshon taksa për objektet e biznesit dhe ndërtesave në pronësi.
Taksa për ndërtesat e banimit para vitit 1993 u la e pandryshuar.
Edhe akcizat pësuan ndryshime nga 1 janari, ku u rrit akciza për cigaret, duhanin e hapur, pijet alkoolike, si dhe struktura e taksimit të birrës.
Bashkë me to, si produkt i ri me akcizë u futën dhe pijet energjike që që tani taksohen me 50 lekë për litër. Ndryshim pësuan edhe taksat e biznesit, ku u hoq taksa 10% për biznesin e vogël. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe norma tatimore u bë 7.5%, si dhe u vendos taksa fikse 25 mijë lekë për subjektet me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit. Për biznesin e madh tatimi mbi fitimin nga 10 u bë 15%. Nga 1 prilli 2014, do të hiqet dhe TVSH-ja për barnat.
Taksa progresive/ tatimi mbi pagën
Paga mujore Tatimi në %30 mijë lekë 0% tatim
30 - 130 mijë lekë 13% tatim
Mbi 130 mijë lekë 17% tatim
Taksa për ndërtesat e banimit dhe biznesit
Ndërtesa Ishte BëhetShtëpitë para 1993 15 lekë/m2 15 lekë/m2
Shtëpitë pas 1993 20 lekë/m2 30 lekë/m2
Ndërtesat e biznesit 200 lekë/m2 400 lekë/m2
Fshatra turistike 200 lekë/m2 400 lekë/m2
Akcizat nga 1 janari 2014
Produkti Ishte BëhetCigare 70 lekë/paketë 90 lekë/paketë
Pije alkoolike 50 000 lekë/HL 65 000 lekë/HL
Birrat 310 lekë/HL 710 lekë/HL
Pijet energjike 0 lekë/litër 50 lekë/litër
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1604
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26