Paketa Fiskale 2019/ Biznesi: T’u vendoset ‘taksë luksi’ banesave mbi 200 m2 në bregdet

Paketa Fiskale 2019/ Biznesi: T’u vendoset ‘taksë luksi’ banesave mbi 200 m2 në bregdet

Foto ilustruese

Pas publikimit të projektligjeve me ndryshime në legjislacionin fiskal nga ana e qeverisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqata e Prodhuesve kanë paraqitur kundërpropozimet e tyre, që përfshijnë edhe kërkesa të tjera në këtë fushë.

Dhoma e Tregtisë Tiranë
Sipas Dhomës, TVSH duhet të ketë një prag zero, pra të gjithë të përfshihen në TVSH. Por deri në një qarkullim 10 milionë lekë të reja, aplikimi i TVSH-së të ketë efekte financiare zero, si në rimbursim ashtu dhe në pagesa. Kjo nënkupton përjashtim nga TVSH për subjektet që kanë deri në 10 milionë lekë xhiro, por që janë të detyruar që të marrin dhe dorëzojnë fatura me TVSH në shitjen e mallit të tyre. Për këtë kategori biznesi është menduar të aplikohet taksa fikse që do të jetë 1% e qarkullimit tregtar. Kërkohet më tej të përjashtohen nga kjo taksë komisionerët dhe agjencitë që punojnë për të tretët.

Një propozim tjetër ka të bëjë me kërkesën që të vendoset një “taksë luksi” për të gjitha rezidencat mbi 200 metra katrorë sipërfaqe dhe në vlerë mbi 300 mijë euro në bregdetin shqiptar. Kjo taksë do të ishte 500 lekë të reja për meter katror në vit.

Dhoma kërkon edhe një lehtësim të mëtejshëm nga taksat për të punësuarit, konkretisht: Për pagat deri 35.000 lekë/muaj - 0%; për pagat mbi 35.000–335.000 lekë/muaj - 10% dhe për pagat mbi 335.000 lekë/muaj 20%. Nga ana tjetër, propozohet vendosja e një tatimi progresiv mbi fitimin, si më poshtë: Për kompanitë deri në 200 milionë lekë fitim i realizuar - 15%; 200-400 milionë - 20% dhe mbi 400 milionë lekë - 30%

Në fushën e ndërtimit propozohet që taksa e infarastrukturës nga 8% e çmimit të shitjes të ulet në 5% dhe kjo të paguhet me këste (30 % në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit, 30% në përfundimin e karabinasë dhe 40% në çastin e marrjes së lejes së shfrytëzimit). Po kështu, taksa 3% për banesat sociale të hiqet. Kjo të përkufizohet si taksë solidariteti dhe të mos jetë vetëm për ndërtuesit, por për të gjithë sipërmarrjen shqiptare dhe të jetë 1% e fitimit jo e detyrueshme.

Në ligjin për TVSH-në propozohet të vendoset rimbursim automatik i TVSH-së së paguar tepër pas kalimit të afatit 30 dhe 60-ditor, ndërsa për biznesin e vogël kërkohet që të rregullohet kategorizimi si subjekte të biznesit të vogël për të gjitha ato subjekte që kanë një xhiro deri në 10 milionë lekë dhe të sanksionohet heqja e detyrimit të tyre për të përgatitur pasqyra financiare dhe mbajtja prej tyre e kontabilitetit të thjeshtuar.

Biznesi tiranas kërkon gjithashtu që të bëhet një amnisti fiskale e përgjithshme, e cila të bazohet në deklarimin personal të individëve dhe bizneseve, garantimin e privatësisë, mbrojtjen nga mosdeklarimet apo deklarimet e gabuara në të kaluarën dhe ndërprerjen e kontrolleve tatimore për periudhat e kaluara për të cilat janë bërë deklarime të bazuara mbi amnistinë.

Prodhuesit
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dale gjithashtu me një paketë propozimesh sa u përket ndryshimeve që pritet të bëhen në Paketën Fiskale të vitit 2019. Ja disa nga propozimet e prodhuesve: Kërkohet heqja e akcizës për lëndët e para djegëse me 3 euro kosto shtesë për ton të produktit përfundimtar, në varësi të llojit të çimentos së prodhuar. Po ashtu, propozohet që të barazohet vlera e taksës së truallit për qëllime biznesi me vlerën e taksës së truallit për qëllime banimi nga individët, në masën 0.05% për prodhuesit. Ndërkohë, propozohet heqja e taksave doganore për artikujt që janë lëndë e parë për industrinë prodhuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë