Paketa fiskale/ Tavan për akcizën, gjoba të reja për bizneset që nuk paguajnë në kohë tatimin! Indeksimi jo në bazë të inflacionit

Inflacioni i lartë i dy viteve të fundit që ka rritur kostot e jetesës ka detyruar qeverinë të ndërhyjë në ligjin për akcizat në vend. Pjesë e paketës fiskale për 2024-n është kufizimi i rritjes së akcizës me normën e inflacionit, rregull i vendosur në vitin 2021.

Vendimi parashikon që akciza të rritej me normën e inflacionit të mbledhur të dy viteve të fundit, por për shkak të normave të larta të inflacionit në 2022 dhe 2023, ky rregull do të ndryshohet.

Sipas relacionit të projektligjit, akciza për karburantin, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetike nuk do të rritet bazuar në normën e inflacionit por vetëm 1.5%. Kurse për produktet dhe nënproduktet e duhanit, akciza do të vazhdojë rritjen e parashikuar.

“Nëse nuk do të bëhet ky kufizim, niveli i akcizave nga janari 2024 duhet të rritet +11,5 % dhe nëse edhe në vitet në vijim inflacioni do të rezultojë në nivele mbi normale, indeksimi do 2 ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave, të tilla, si karburantet, pijet alkoolike, birra, vera”, thuhet në relacionin e projektligjit për procedurat tatimore.

Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 1.5 miliardë lekë, ku rreth 500 milionë lekë do të sigurohen nga indeksimi i akcizës çdo dy vite dhe pjesa tjetër nga rritja e akcizës së duhanit.

Pjesë e paketës fiskale është ndryshimi i ligjit për procedurat tatimore me synim ashpërsimin e gjobave për bizneset që nuk plotësojnë në kohë detyrimet.

Konkretisht të gjitha subjektet që nuk paguajnë në kohë këstet e tatim fitimit korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale do të paguajnë gjobë sa 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike. Pra gjoba do të jetë në përputhje me dëmin e shkaktuar në buxhet.

“Propozohet rregullimi i formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, në bazë të të cilit dënimi duhet të jetë në përputhje me efektin që ka prodhuar në buxhetin e shtetit mospagimi në afat i detyrimit tatimor, duke vendosur llogaritjen e gjobës si për të gjitha detyrimet e tjera tatimore të papaguara, në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, për një periudhë jo më të gjatë se 365 ditë kalendarike”, thuhet në relacionin e projektligjit për procedurat tatimore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Projekt-buxheti 2024/ Rritet taksa e karbonit në qymyr, preket industria e rëndë

1695221234_ndotje.jpg

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm, pjesë e paketës fiskale, është rritja e taksës së karbonit. Kështu sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe OKB-së taksa e karbonit nga 3 lekë/ kg që paguhet nga industria e rëndë, si ajo e hekurit, çimentos dhe prodhimit të ferro-kromit, duke filluar nga 2024 dhe deri në 2030-ën, taksa do t’i përafrohet nivelit të 15.3 lekë/kg.

 

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja