Dhoma e Tregtisë Tiranë: Pro Amnistisë Fiskale! Paketa fiskale 2023, e fokusuar te gjobat, jo ndihma! Duhet ndërhyrje radikale! Ja propozimet

TIRANË- Përkundër skepticizmit të ndërkombëtarëve, biznesi në Shqipëri e sheh me pozitivitet “Amnistisë Fiskale”. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe shoqatat e biznesit janë gati të ulen me qeverinë për të finalizuar draftin e amnistisë fiskale, me kusht që garantohet lufta pa kompromis ndaj informalitetit.

“Dhoma e tregtisë ka prej 12 vitesh gati draftin e amnistisë fiskale. Aministia e padrejtë, dekurajuese për të ndershmit. Por nga krahu tjetër sipërmarrja pranon që gara në treg të bëhet totalisht e ligjshme dhe për këtë është e gatshme të pranoi amnistinë, me kusht që të siguroi luftë pa kompromis ndaj informalitetit. Te drafti aktual nuk e shoh këtë. Ne sugjerojmë ngritjen e një grupi pune të përbashkët me qeverinë për të finalizuar një draftin”, tha Nikolin Jaka, kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë.

Jaka artikuloi qëndrimin e shoqatave të biznesit gjatë një deklarate për mediat, ku  përfaqësuesit e biznesit në vend shtruan propozimet e tyre për paketën fiskale 2023’

 “Paketa e fokusuar tek gjoba, jo tek ndihma. S’mund të ketë penalitete 10-fish, në asnjë vend nuk ndodh”, tha ai.

Shoqata e Birrave dhe ajo e eksporteve paralajmëruan flimentimin nëse nuk ulet barra fiskale.

“Sektori i birrës rrezikon falimentim nëse 2-fishohet akciza për mbi 200 hektolitër”, u shpreh Stefan Pinguli, nga shoqata e birrës.

“Akciza na solli humbje tregu, 30% më pak eksporte drejt Kosovës. Këtë sezon ulja 50%. Jemi zëvendësuar me Turqit për shkak se biznesit iu shtua akciza, barra fiskale ka sjell ulje prodhimi  dhe humbje të tregjeve të eksportit. Po vijuam kështu sdo ketë më eksporte dhe do të jemi ekonomi e mbyllur”, tha Alban Zusi, nga qendra e eksporteve

Kërkesat e shoqatave të biznesit kanë kryefjalë të tyre uljen e barrës fiskale. Sipas tyre duhet të rimbursohet TVSH e prapambetur. Të hiqet TVSH për makineritë për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Të hiqet akciza e gazit. Të hiqet taksa e pasurisë për ndërmarrjet prodhuese. Të hiqet taksa 3% për banesat sociale. Po ashtu, u kërkohet heqja e taksës së qarkullimit për mjetet e industrisë së ndërtimit të cilat janë stacionare. Apo dhe heqja e tarifës së skanimit për mallra nën 2000 euro, pasi këto mallra në realitet nuk skanohen.

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën e shkuar buxhetin për vitin 2023. Në fokus mbetet sektori energjia, me synim për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaci: 19/10/2022 15:22

    Tani u be rrush e kumlla kjo pune. Rama i bie daulles se lekut te emigracionit ndersa shoqnia afer tij me Pingulet e Fangulet presin tu fshije gjobat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb