Ideja e publikimit të çmimeve në një nuk bind plotësisht përfaqësuesit e industrisë ushqimore. Sipas Alban Zusit, problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e informacionit për çmimin final në supermarket, por te mungesa e transparencës përgjatë gjithë zinxhirit të tregtimit. Ai sjell si shembull diferencat e mëdha që, sipas tij, krijohen mes çmimit të bujkut dhe atij që paguan konsumatori.
“Supermarketet i kanë çmimet aty të afishuara. Nuk kanë asnjë lloj problemi. Nuk shërben për askën kjo bursë. Ajo çfarë qytetarit i mungon është ajo, sa është shalqiri në Lushnje dhe sa e blej unë në Tiranë. Sepse unë e kam parë Shalqirin në Lushnjë 70 lekë të vjetra, ndërkohë që në rrugët e Tiranës shitej me 1.000- 1200 lekë të vjetra. Kjo është bursa. Bursa është tek tregu i Lushnjës, është tek tregu ushqimor këtu, janë të gjitha tregjet e fruta perimeve. Bursa është në katër portet detare ku vihet një tabelë elektronike se sa çmimi i peshkut. Bursa është në të gjitha tregjet e mishit, tregjet kryesore ku vihet në çmimin e bagëtisë së gjallë, dhe njeriu e sheh nga shtëpia”, thotë Alban Zusi Drejtor i shoqatës së industrisë Ushqimore.
Edhe eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, e sheh platformën si një hap pozitiv, por ngre pikëpyetje për atë që do të ndodhë pas publikimit të çmimeve.
“Dakord u krijua kjo platformë, por cfarë mekanizmash të tjera do vijnë në funksion të saj dhe a do të funksionojnë? Sepse ne nuk vuajmë për ligje por për zbatim. Shumë mirë që po bëhet platforma. Shumë mirë që po madje të popullohet me sa më shumë, do sugjeroja të shtoheshin dhe këto tregjet e frutave të perimeve që janë nëpër qytet kryesore. Po pastaj çfarë do të bëhet? Pra çfarë do të kemi ne si efekt që unë si konsumator të shikoj vërtet një çmim më të vogël”, thotë eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa.
Lajmi kryesor:
Inflacioni shqetëson qeverinë, do të ndërhyjë në treg me ‘Pasqyrën e çmimeve”, zv.ministri për Report TV: Platforma gati këtë muaj, qytetarët mundësi të zgjedhin marketet më ekonomike!











