3 projektligjet e Paketës Fiskale, debate te ‘Ekonomia’! Denaj: Ulim informalitetin, nxisim konkurrencën! Braçe: Boll favorizime sektorit të birrës e ndërtimit

Është shoqëruar me debate dhe akuza të ndërsjellta prezantimi i 3 pr/ligjeve të paketës fiskale 2023. Sipas qeverisë, ndryshimet ulin informalitetin, ndërsa për opozitën e motivojnë atë. Prezantimi i tre projektligjeve të paketës fiskale 2023, të cilat parashikojnë ndryshimin e akcizës për birrën, dhjetëfishimin e gjobës ndaj bizneseve që punësojnë në të zezë dhe përjashtimin nga TVSH të transaksioneve që lidhen me blerjen e energjisë, nxitën debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë.

“Flisni për amnisti dhe godisni taksapaguesin e ndershëm”, tha Tabaku.

“S’ka rritje takse, por motivojmë formalizimin e tregut”, iu përgjigj ministrja Denaj. 

Kundërshtitë kryesore të opozitës, lidhen me penalitetin ndaj bizneseve që fshehin pagat.

“Dhjetëfishimi i gjobave synon shantazhin ndaj biznesit në një vit delikat dhe elektoral. Kjo ka këtë synim”, tha Bujar Leskaj, deputet i PD.

“Një subjekt që qarkullon mall pa faturë, shkelja shkon dhe si vjedhje për konsumatorin, por dhe si vjedhje ndaj buxhetit të shtetit. Në këtë pikë derivon dhe konkurrenca e pandershme. Janë tre shkelje dhe dëm kolosal mbi buxhetin, qytetarinë dhe rregullat ekonomike. Penaliteti duhet të ndëshkoj, duhet të ekzistoj për ti dhënë fund kësaj kulture të pandëshkueshmërisë. Kjo kulturë është marrë dhe me bekimin e politikanëve. Nuk bëhet fjalë për 10-fishim të një takes, por bëhet fjalë për 10-fishim të një penaliteti, për mallrat… Kjo ka prodhuar skllavërinë, kur punëtori punon në të zezë pa sigurime shëndetësore e shoqërore. Apo kur puntori detyrohet të paguaj pagë që nuk është rale me humbjen në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Nëse ne se bëjmë as këtë, pra do ta lejojmë shfrytëzimin e puntorëve, unë them kot që merremi me këtë aspekt me politikë”, tha deputeti socialist Erion Braçe.

Pavarësisht vlerësimeve për ndryshimet ligjore, Braçe shprehu dhe disa rezerva. Ai ndër të tjera kërkoi transparencë në transaksione, duke kërkuar angazhim më të madh në luftën ndaj evazionit dhe parave me burim krimin.

“Ka pika këmbimi valuator në Tiranë, që janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar. Mbajtëse, mjafton të shikoni se si nga një dhomë është blerë apartamenti, sesi nga apartamenti është blerë i gjithë kati, ka për të kembyer para më fani nuk është më pikëmbimi të parave”, vijoi Braçe.

Braçe bëri apel që të rishihet TVSH për prodhuesit dhe përpunuesit në tregun vendas, pasi bujku sipas tij po çohet drejt falimentimit. I ashpër ishte edhe sa i takon akcizës së birrës, duke kritikuar ish-aleatin Ilir Meta se në 2017 nuk pranoi ta votonte.

“Këtu për birrën ka pasur një konsensus 25 vjeçar që do ti bëhet favor. Unë favor 25  vjeçar në ndonjë vend të Evropës nuk di dhe logjika e përjashtimeve s’mund të jetë e tillë dhe s’mund të jetë 25 vjet me radhë. Cilido biznes që për 25 vite me radhë nuk rritet, nuk bëhet dot efektiv në biznesin e tij, s’mund të marri favore fiskale nga biznesi i shtetit. Shumë mirë bëhet që mbyllet këtu! Shifrat dëshmojnë qartë se ne të majtë e të djathtë, kemi pranuar evazionin fiskal të këtij sektori. Ne duhet të na bëjë me përgjegjësi kjo.  Është evazion fiskal apo jo, po! Është, një prej prodhuesve në 2017 ma tha në sy, ju kot e vijoni këtë histori se s’keni votat e LSI. Pavarësisht se ne vijuam drejtë, rezultojë që nuk i kishim votat. Jo për të favorizuar prodhimin, por për të legalizuar evazionin fiskal. Si ka mundësi, që një prodhues birre sot kontrollon prodhimin 199 999 hektolitër, si ka mundësi që kontrollon 1 litër. Rezerva që kam unë, është se ne duhet të kishim shkuar në nivelin minimal të akcizës, 0.2 e kemi, ne të shkonim tek 0.3, ndikimi është ai që ju dhatë, por tek buxheti i shtetit është komplet tjetër”, tha ndër të tjera deputeti socialist.

Komisioni i Ekonomisë tashmë do të pres në seanca dëgjimore dhe grupet e interesit që preken nga këto ndryshime ligjore, si pjesë e paketës fiskale të Buxhetit për vitin 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Braçe: Disa pika këmbimi valutor janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar

1667219762_Screenshot3.jpg

Teksa fliste për shkeljet që sjellin dëm për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se disa pika këmbimi valutor janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit.

"Keni bërë shumë mirë që vendosët limit arke edhe për disa sektor, që sot janë në fokus të shtuar për parandalimin e pastrimit të parave apo aktiviteteve me natyrë kriminale. Organet fiskale rol thelbësor në Luftën ndaj krimit ekonomik duhet të jetë në fokus. Jo vetëm policia të merret me këtë. Ka pika këmbimi valutor në Tiranë, që janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar. Mjafton të shikoni se si nga një dhomë është blerë apartamenti, sesi nga apartamenti është blerë i gjithë kati", tha Braçe.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat