Paketa fiskale, financat ende nuk
kanë dëgjuar grupet e interesit

Paketa fiskale, financat ende nuk<br />kanë dëgjuar grupet e interesit
TIRANE- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka shprehur rezervat e saj në lidhje me hartimin e paketës së re fiskale për vitin 2014. Kreu i kësaj Dhome, Nikolin Jaka, deklaroi sot se ende grupet e interesit nuk janë marrë në konsideratë nga Ministria e Financave, që mesa duket po i merr vendimet në mënyrë të njëanshme.

Komuniteti i biznesit sakaq, ka nisur konsultimet mes shoqatave përfaqësuese, ndërkohë që Dhoma e Tregtisë ka hartuar një paketë propozimesh për qeverinë, në lidhje me ndryshimet në paketën fiskale.

Një paketë tjetër prej 16 pikash si sugjerime, është përgatitur për qeverinë për të përmirësuar klimën e biznesit. Disa nga sugjerimet e Dhomës janë: partneritet i qëndrueshëm publik dhe privat, përjashtimi nga tatim-fitimi dhe dividenti për 3 vitet e para për sipërmarrjet e reja, si dhe rimbursimi i cdo punësimi të ri në sipërmarrjen private për tre muaj nga ana e qeverisë.
 
PROPOZIMET E DHTIT PËR NDRYSHIMET FISKALE QË DUHET TË MARRË NË KONSIDERATË QEVERIA
1.         Marrja e masave për shlyerjen e borxhit ndaj biznesit, duke e parashikuar atë në futjen e buxhetit për vitin 2014.

2.         Ruajtja e nivelit te tatim fitimit ne masen 10 per qind dhe per te gjithe sistemin e takses se sheshte.

3.         Rimbursimi i TVSH, akcizave si dhe të gjithë taksave të tjera që buxheti i shtetit mund ti ketë sipërmarrjes private gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj brenda afatit 3 mujor. Kjo të realizohet duke bërë ndërhyrjet e nevojshme ligjore.

4.         TVSH jo më e lartë se 10 për qind për produktet bujqësore, blegtorale vendase si dhe shërbimet turistike.

5.         Heqja e TVSH-së për të gjithë makineritë dhe pajisjet që i nënshtrohen skemës së rimbursimit të TVSH-së dhe që i shërbejnë aktivitetit të sipërmarrjes private.

6.         Heqja e TVSH për transportin publik (qytetas dhe ndërqytetas).

7.         Heqja e akcizës për naftën per transportin publik.

8.         Mundësimi i një fondi për stimulimin e sipërmarrjes femërore dhe innovative për studentët e sapodiplomuar
 
SUGJERIMET PËR PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË BIZNESIT
1.         Hartimi dhe përgatitja e menaxhimit territorial duke përcaktuar qartë sektorët prioritarë të ekonomisë së vendit për investim dhe zhvillim.

2.         Partneritet i qëndrueshëm publik privat. Ngritja dhe funksionimi i institucionit të dialogut dhe konsultimit. Konsultim paraprak, eficient dhe me fuqi vendimarrje në sektorin privat.

3.         Përjashtimi nga tatim fitimi për tre vitet e para për sipërmarrjet e reja.

4.         Përjashtimi nga dividenti për tre vitet e para për sipërmarrjet e reja.

5.         Qëndrueshmëri e legjislacionit fiskal duke garantuar parimin e sigurisë juridike për sipërmarrjen private. Çdo akt normativ apo urdhër që cënon aktivitetin e sipërmarrjes private duhet të konsultohet paraprakisht jo më pak se gjashtë muaj me grupet e interesit.

6.         Garantimi i infrastrukturës rrugore, energjetike, ujësjellës kanalizime për të gjithë investimet fillestare.

7.         Aplikimi i sistemit (vlerësim performance) për sistemin tatimor doganor me indicie nga sipërmarrja private si dhe matja e performancës të inspektorëve të kontrollit fiskal me rezultatet e procedurave gjyqësore të fituara apo të humbura.

8.         Strukturimi i sistemit tatimor në tërësin e tij.

9.         Politika të përcaktuara qartë dhe efikase lidhur me sistemin e punësimit në përgjithësi dhe të të rinjve në vecanti:
a.         Rimbursimi i cdo punësimi të ri në sipërmarrjen private për tre muaj nga ana e qeverisë.
b.         Heqja e ngarkesës fiskale mbi pagat për cdo punësim të ri për një periudhë tre vjecare me kusht që afati i kontratës të jetë jo më pak se gjashtë vjet, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga kodi i punës për zgjidhjen e kontratës.
c.         Ngritja, funksionimi dhe financimi i qendrave të trajnimit nga qeveria shqiptare brenda strukturave të Dhomave të Tregtisë (duke aplikuar sistemin gjermano- austriak) për: trajnimin, kualifikimin dhe përshtatjen e burimeve njerëzore të diplomuara dhe të padiplomuara dhe përfshrirjen e tyre në sektorin privat.
d.         Përcaktimi me ligj ku 20 për qind e stafit me arsim të lartë të sipërmarrjes private duhet të trajnohet cdo vit si dhe 10 për qind e stafit teknik profesional.
e.         Përjashtimi nga cdo ngarkesë fiskale për sistemin e vetëpunësimit.
 
10.       Mundësimi për eksport i të gjithë produkteve ushqimore drejt vendeve të BE-së brenda një periudhë 12-mujore.

11.       Të merren masat për zbatimin e ligjit urbanistik lidhur me ndërtimet pa leje brenda vitit 2014.

12.       Të merren masa të rrepta nga qeveria shqiptare lidhur me mbrojtjen e mjedisit duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian në investimet e kryera.

13.       Të merren masa nga qeveria shqiptare që brenda vitit 2014 të miratohen të gjitha planet rregulluese të bashkive dhe komunave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

14.       Heqja e sistemit të referencave ndaj sipërmarrjes private për import -eksport me të gjithë vendet e BE-së.

15.       Heqja e sistemit të referencave ndaj sipërmarrjes private në sistemin fiskal.

16.       Aplikimi i TVSH-së në të gjithë qarkullimin tregtar duke hequr kufirin e ndarjes së bizneseve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë