Paketa fiskale, hyjnë në
fuqi ndryshimet e taksave

Paketa fiskale, hyjnë në <br />fuqi ndryshimet e taksave
TIRANE - Ndryshimet e paketës fiskale të miratuara fundvitin e kaluar do të aplikohen duke nisur që nga kjo javë. Importuesit e kafes në Shqipëri nuk do të paguajnë më akcizë dhe taksë doganore për kafen e papjekur. Po ashtu, importuesit e kafes së pjekur përfitojnë një ulje të akcizës nga 140 lekë në 60 lekë.

Referuar të dhënave të deklaruara nga qeveria, nga ky vendim, kjo industri përfiton rreth 300 milionë lekë. Po ashtu, paketa fiskale parashikon heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë që importohen për investime mbi 500 mijë dollarë. Nga ky vendim pritet të përfitojnë kryesisht koncesionarët e hidrocentraleve, fasonet dhe agrobiznesi.

Një lehtësi tjetër e paketës fiskale është heqja e tatimin mbi disa kategori të ardhurash, mes të cilave, të ardhurat nga dëmshpërblimet apo shpërblimet. Paketa parashikon rritjen e gjobave për bizneset që nuk deklarojnë punonjësit dhe vendosjen e një takse 30% për lëndën drusore që eksportohet.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver