Paketa fiskale, Konfindustria
qeverisë: Mos rrisni taksat
Konfindustria ka kërkuar që qeveria të mos rrisë taksat ndaj biznesit. Në një reagim të saj, Konfindustria thotë se, nëse do rritet TVSH-ja bizneset e huaja do të largohen nga Shqipëria.
TIRANË - Konfindustria ka kërkuar që qeveria të mos rrisë taksat ndaj biznesit. Në një reagim të saj, Konfindustria thotë se, “me rastin e përgatitjes së paketës fiskale të vitit 2014, do ti kërkojë zyrtarisht ekzekutivit shqiptar, që jetë e kujdeshme për të vazhduar me çdo kusht politikën e taksave të ulta dhe në mbrojtje tëe prodhimeve vendore”.
“Konfindustria vlerëson, se në kushtet e vazhdimit të tkurrjes së ekonomisë vendore edhe në pjesën e dytë të vitit financiar 2013, si pasojë e goditjeve të krizës globale, është e domosdoshme të nxiten nismat investuese dhe sidomos tërheqja e investitorëve të huaj.
Në këtë kuptim çdo ndryshim në rritje i nivelit të taksimit të sotëm prej 10%, duke zbatuar shkallën e progresivitetit pa dallim në të gjithë kategoritë e biznesit, do të prodhonte pasoja të drejtpërdrejta të padëshirueshme në shtimin e investimeve”, thuhet në deklaratën e bërë nga Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë.
Sipas kësaj organizate, mbi të gjitha progresiviteti i taksimit do të ulte konkurencën e Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja, “krahësimisht vendeve të tjera të rajonit si Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Bullgari,etj., që pa përjashtim zbatojnë sistemin e taksës së sheshtë 10% për fitimin dhe të ardhurat”.
Konfindustria i ka kërkuar ekzekutivit, që të jetë e kujdeshme edhe në përcaktimin e produkteve dhe shërbimeve për të cilat mund të ulet niveli TVSH/tatimi i vlerës së shtuar. “Për të gjitha prodhimet fundore në treg, që prodhohen në vend, është e këshillueshme, që niveli i sotëm i TVSH-së prej 20% të mos preket.
Përkrahja e shtresave shoqërore në nevoje të kryhet nëpërmjet parashikimit në buxhetin e shtetit dhe jo politikave fiskale, që do të ishin plotësisht të pafrytshme”, thotë Konfindustria.
“Ne rast të kundërt do të kishim goditje të konkurrencës së prodhimeve vendore në favor të prodhimeve të ngjashme të huaja me pasoja të padëshirueshme për ekonominë kombëtare”, përfundon deklarata e bërë nga Konfindustria në lidhje me përgatitjet që po bën qeveria Rama për buxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2014.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27