Ministria e Financave u ka dërguar një letër grupeve të interesit ku iu kërkon të japin sugjerime mbi paketën fiskale të hartuar për nxitjen e sektorit bujqësor.
Afati për të kthyer përgjigje në radhët e bizneseve që operojnë në bujqësi, si dhe të shoqatava të ndryshme, është data 20 gusht.
Në muajin qershor, Ministria e Bujqësisë ka prezantuar një paketë të veçantë për sektorin bujqësor, që synon të rrisë ndjeshëm prodhimin dhe të ardhurat në dhjetra miliona euro. Konkretisht, drafti synon të bëjë ndryshime në legjislacionin fiskal dhe tatimor me të cilat trajtohen bizneset bujqësore.
Një nga këto është amendimi i ligjit të TVSH-së, i cili cilësohet si nxitës i informalitetit dhe disfavorizues për prodhimin vendas. Ndërhyrja synon barazimin e TVSH-së në blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore në vlerën 20% . Masë tjetër është rishikimi i taksave të mjedisit për ambalazhet dhe rishikmi i taksës së karburantit për anijet e peshkimit ku synohet heqja e saj.
Drafti parashikon përjashtimin nga TVSH-ja për subjektet mbi 50 për qind eksportuese, të lehtësojë importin e kafshëve për mbarështim dhe të barazojë importimin e makinerive para ligjit si për individë, ashtu edhe për biznese, pasi ndodh që individët nuk paguajnë TVSH dhe grositët paguajnë.
Ndërkohë që pas shumë kërkesave të prodhuesve të verës për heqjen e akcisës, do të ndërhyhet në legjislacion që ky problem të zgjidhet me anë të rimbursimit.
Paketa e masave përmban, gjithashtu, rimbursimin e taksave doganore apo akcizës për mallrat e importuara që kanë shërbyer si lëndë e parë për produktet e eksportit dhe kalimin nga 2% në 0%, të taksave për importin e produkteve që shërbejnë si lëndë të para për industrinë apo blegtorinë./ATSH/
/Shqiptarja.com