Paketa fiskale, nga 1 prill
2014 ilaçet prapë pa TVSH

Paketa fiskale, nga 1 prill<br />2014 ilaçet prapë pa TVSH
TIRANE- Paketa e re fiskale, e cila pritet të hyjë në fuqi, në 1 janar të vitit 2014, ka qenë në mes të debatave të shumta midis Qeverisë dhe opozitës. Ajo që u intereson pjesës më të madhe të popullsisë është mënyra se si do të tatohen të ardhurat. Sistemi fiskal që ka hartuar Qeveria, do të mundësojë uljen e tatimeve mbi të ardhurat për pjesën dërrmuese të punonjësve. Për sa i përket kësaj, opozita shprehet se ky sistem i ri fiskal do të largojë investitorët e huaj, duke qenë se ka një rritje në tatime për bizneset e mëdha.

Pagat
Qëllimi i zbatimit të taksës së sheshtë ishte të ulte informalitetin në tregun e punës në vendin tonë dhe të tërhiqte investitorë të huaj. Në lidhje me këtë, në relacionin e buxhetit të vitit 2014,argumententohet se asnjë nga këto objektiva nuk u arrit. Informaliteti në tregun e punës vazhdoi të jetë i lartë. Nga ana tjetër gjatë 8 viteve të fundit nuk është ndërmarrë asnjë studim për të analizuar efektin e zbatimit të taksës së sheshtë në nxitjen e investimeve të huaja. Ndërkaq formula e re e fiskale parashikon një ulje të tatimeve për mbi 97% të punonjësve. Qeveria ka nënvizuar se ky ishte një nga premtimet e saj elektorale, i cili pritet të rezultoi i mbajtur në fillim të vitit 2014. Duke iu referuar formulës të publikuar tashmë, efekti i taksës progresive, që parashikohet në paketën e re fiskale, ndihet për ata punonjës të cilët marrin mbi 130,000 lekë, pra për më pak se 3% të popullsisë.
 
TVSH
Në 1 prill 2014, TVSH-ja për barnat do të hiqet. Arsyeja kryesore e këtij propozimi është ofrimi i shërbimit shëndetësor dhe barnave me një çmim më të ulët te pacienti. Në relacionin e buxhetit argumentohet se çmimet e shërbimit shëndetësor dhe të barnave do të rritet, si pasojë e trajtimit të tyre me TVSH në masën 10% që nga viti 2010. Të dhëna të INSTAT-it për indeksin e çmimeve të sektorit shëndetësor, para dhe pas prezantimit të TVSH-së prej 10%, tregonjnë se kjo reformë ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimit të barnave dhe shërbimeve shëndetësore, duke i rënduar pacientit shqiptar.

Zbatimi i kësaj mase është lënë vitin tjetër, për arsye se gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2014, Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë reformën e mirëmenaxhimit të skemës së barnave të rimbursueshme. Ndërkaq pritet të ketë edhe rritje të akcizës për sa i përket duhanit dhe alkooleve. Kjo masë ka për synim mirëqënien shendetësore të qytetarëve shqiptarë, Duke u rritur çmimi i këtyre produkteve të luksit, do të bjerë kërkesa. Ndërkohë, në adresim të kërkesave të vazhdueshme të importuesve të cigareve, Qeveria ka paraqitur një kalendar të rritjes së akcizës në periudhë 4-vjeçare. Sipas direktivës së BE-së, niveli minimal i akcizës së cigareve duhet të jetë 57% e çmimit të shitjes me pakicë. Shqipëria e ka nivelin aktual të akcizës 34% të çmimit të shitjes me pakicë.
 
E ardhura e tatueshme
(në lekë/muaj)
Përqindje
Nga Deri në (përfshirë)  
0 30.000 zero përqind
30.001 130.000 + 13 për qind të shumës mbi 30.000 lekë
130.001 Më tepër 13.000 lekë + 23 përqind të shumës mbi 130.000 lekë








TVSH
Barnat
Përjashtim nga TVSH-ja për barnat dhe shërbimet shëndetësore nga data 1 prill 2014.
 
Hidrokarburet
Hyn bë fuqi TVSH-ja për kompanitë hidrokarbure në import për mallrat e importuara për fazat e kërkimit dhe zhvillimit dhe për furnizimet e brendshme që kontraktorët dhe nënkontraktorët bëjnë me njëri-tjetrin.
 
Teprica kreditore
Pagesa e tepricës kreditore të TVSH-së së rimbursueshme të tatimpaguesit kalon nga administrata tatimore te sistemi i thesarit
 
 zgjatet e afati i kontrollit dhe aprovimit të tepricës kreditore nga 30 ditë, që është aktualisht, në 60 ditë.
 
 Akciza
Cigaret
 
3500 lekë/1000 copë aktualisht
4500 lekë/1000 copë në 1 janar 2014
5000 lekë/1000 copë në 1 janar 2015
5500 lekë/1000 copë në 1 janar 2016
6000 lekë/1000 copë në 1 janar 2017
 
Duhani i dredhur
Rritet nga 1500 lekë/kg në 3000 lekë/kg
Propozohet rritje vjetore nga 700 lekë, për 3 vitet në vijim
 
Alkoolet
Pije të tjera alkoolike (NK S200)është 50 000 lekë/HL alkool anhidër bëhët 65 000 lekë/HL alkool anhidër. 
Propozohet të ndryshohet niveli i akcizës për kategorinë Ë 300 dhe I 000 nga 2000 lekë/HL në 5200 lekë/HL
Propozimi në këtë projektligj është niveli 5200 lekë/Hl nga 5000 lekë/HL që është akciza e verërave të qeta.
 
Birra
nga prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200,000 HL në vit, 310 lekë/HL/gradë alkool.
nga prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200 000 HL në vit, 710 lekë/HL/gradë alkool.
 
Graso
Propozohet vendosje e akcizës për produktin “graso” në masën 40
lekë/kg

Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit