Zv/ministri i Bujqësisë. Alban Zusi
Tirane, 10 Korrik /ATSH-E,Xhajanka/-Paketa fiskale për bujqësinë po diskutohet me grupet e interesit dhe, sipas Ministrisë së Bujqësisë, masat e para të saj pritet të fillojnë zbatimin që këtë vit.
Zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, në një prononcim për ATSH-në, tha se "Qeveria ka bërë gati një paketë nxitëse për bujqësinë, duke përfshirë masat lehtësuese, që nisin me proçedurat administrative e deri tek ato fiskale".
Sipas zv.ministrit Zusi, ndër këto masa janë proçedurat e inspektimit në pikat kufitare, të cilat me ligj parashikojnë edhe pritje deri në 15 ditë, por kërkohet të jenë maksimumi 2 orë, ndërsa për sa i përket eksportit do të aplikojmë procedurën e çertifikimit të produkteve në fushe, jo pranë pikave kufitare, çfarë do të thotë se kamioni do të harxhojë kohë në pikën kufitare vetëm aq sa i nevojitet për të bërë dokumentet doganore, që do të thotë çështje minutash".
Ndërkohë që kjo paketë parashikon dhënien e një sërë shërbimeve publike, që lehtësojnë eksportin e mallrave te privatët.
"Do të delegohen shërbimet e identifikimit, matrikullimit të kafshëve, vaksinimit, lejeve të qarkullimit, çertifikatave për eksport, etj, të cilat sot janë shërbimet të mbajtura nën administratën publike, por jo funksionale", theksoi Zusi, duke evidentuar se pjesa e tretë lidhet me lehtësirat fiskale, ku rishikohen një sërë taksash, të cilat - sipas zëvendës/ministrit Zusi - ulin ndjeshëm koston e prodhimeve bujqësore.
"Kjo paketë parashikon të ulë koston e prodhimit të gatshëm nga 13-7%, ulë koston e lëndëve të para me 5-15%, si dhe synon të formalizojë ekonominë me dhjetra e qindra miliona dollarë", deklaron zv/ministri Zusi.
/f.n/