Paketa fiskale/ Trefishohet gjoba për biznesin e madh, 500 mijë lekë nëse s’jep faturë tatimore

Bizneset e mëdha që nuk lëshojnë faturë tatimore kur shesin mallra apo kur furnizohen me mallra në rastet ku janë subjekte të “vetëfaturimit” do të gjobiten me 500 mijë lekë në rast se gjenden dy herë në shkelje brenda vitit.

Ky trefishim i gjobës është i parashikuar në ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore dhe është pjesë e paketës fiskale për vitin 2024.

“Gjobë prej 50 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi, gjobë 100 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi me TVSH-në, gjobë 500 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ”, thuhet në projektligj.

Ministria e Financave thotë se shkak për këto ndryshime është bërë ruajtjen e proporcionalitetit të dënimeve në përputhje me shkeljen tatimore, lidhur me shkeljet për mos-lëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese, nga tatimpaguesi.

Në ligjin aktual gjoba për këtë shkelje për bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin koperativ është në vlerën 150 mijë lekë. Po ashtu të gjitha kategoritë e bizneseve që nuk lëshojnë faturë tatimore në shkeljen e parë kanë masa penaliteti nga 25 deri në 75 mijë lekë, në varësi të madhësisë së biznesit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë