TIRANË-Pas rastit të Xhisiela Malokut dhe akuzave të shumta nga opozita në drejtim të qeverisë, kryeministri Rama deklaroi mbrëmë se shumë shpejt do të ketë një paketë antishpifje, ndërsa pas reagimit të Bashës dhe Kryemadhit, sonte dha më shumë detaje për nismën.
Rama thotë se paketa nuk do të futet në Kodin Penal, por shpifësat e çdo lloji duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo media duhet t'u dalë për zot atyre që hedhin gurin e fshehin dorën.
Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat. Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën.
Edi Rama
Referuar rastit të Xhisiela Malokut, Rama u shpreh sot gjithashtu se ‘Paketa Antishpifje është e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm’. Për Bashën, propozim i Ramës është avaz i vjetër sa herë që kapet mat, ndërsa zgjidhja sipas tij është vettingu i politikanëve. Ndërsa Kryemadhi deklaroi se i pari që duhet të dënohet është Rama.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me një paketë ‘antishpifje’, ku sipas tij çdo person që shpif duhet të paguajë.
Me anë të një statusi në Facebook, Vasili ka ironizuar kryeministrin duke u shprehur se këto shpifje të poshtra, duhet të dënohen pa derman, bile me pushkatim, me varje, me karrige elektrike ose të treja bashkë.
Shpifesit te varen,pushkatohen, karrige elektrike ose te treja bashke. Shpifesit duhet ta paguajne si frengu pulen.Ç'i gjeti keta,ta paguajne patjeter se i kane prishur oren e vizatimit kryeministrit.
Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së
Njoftimi i policisë:
Shpifesit te varen,pushkatohen, karrige elektrike ose te treja bashke
Te papranueshme vertet shpifje te tilla si:
1.Edi Rama i beri thirrje policise te bente vota per rilindjen.
2.Edi Rama genjeu dhe beri ekspertizen per Agron Xhafen dhe i doli ok.
3.Edi Rama mbushi vendin me droge.
4.Edi Rama i vuri gjoksin dhe ndaloi arrestimin e ish ministrit te brendeshem.
Keto shpifje te poshtra, duhet te denohen pa derman,bile me pushkatim,me varje,me karrige elektrike ose te te treja bashke.
Kryeministri si ka bere fare keto.
Shpifesit duhet ta paguajne si frengu pulen.Ç'i gjeti keta,ta paguajne patjeter se i kane prishur oren e vizatimit kryeministrit.
Ne po paguajme gjithe populli sa frengu bythen e pules me qindra milion per koncesione hajdutesh jo më keta shpifesit qe e kane bere hak.
Kryeministrin te kemi mire e te na lere prapa kjo ka rendesi.
Shoqeria e tepert me erdoganin te le me te meta. Fjala e lire sidomos ndaj pushtetit eshte gure-themeli i garancise se demokracise - per aq sa eshte e mundur dicka e tille ne nje bote matrapazesh-. Ky ose ben ose me gjasa eshte kur thote shqiptaret nuk do paguajne por do ta paguajne si frengu pulen. Sa duhet ti paguaj neo diktatorit tone per kete koment? Vox populi vox DEI rama edhe nuk eshte aj dei qe te ka stergenjyer ty.
Përgjigju