"Xhisiela", Rama: Paketa Antishpifje kundër karagjozëve! Basha: Llumin e pastron vettingu

TIRANE-Opozita vijoi sot sërish me akuzat në drejtim të shumicës si e implikuar në rastin e Xhisiela Malokut. Deputeti i PD, Alibeaj përmes një deklarate për mediat u shpreh sot se drejtori i policisë në Durrës, fshiu pamjet filmike ku dukej Taulant Balla në komisariat e Krujës më 21 korrik 2018.

Por pas akuzave nga PD kundër Ballës, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili pasi ironizon Berishën dhe Bashën deklaron se Paketa Antishpifje do të jetë e vetmja mënyrë që sipas tij ky ‘karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm’.

Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Ëoman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm

Edi Rama

Por pak minuta pas statusit të Ramës i është përgjigjur kryedemokrati po nga rrjetet sociale. Për Bashën, propozim i Ramës është avaz i vjetër sa herë që kapet mat, ndërsa zgjidhja sipas tij është vettingu i politikanëve.

Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!

Lulzim Basha

Shefi i qeverisë e artikuloi për herë të parë paketën antishpifje mbrëmjen e djeshme, por pa dhënë detaje mbi nismën. Rasti i Xhisiela Malokut ka qenë kryefjala e javës së fundit në politikën shqiptare me akuza dhe kundër akuza të shumta mes shumicës dhe opozitës. Historia nisi pas denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili u arratis duke kërkuar azil në Zvicër, vajza mohoi se u dhuna nga djali i deputetit, ndërsa ky i fundit është arrestuar për përndjekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
‘Xhisiela’, Balla-Bashës: E padrejtë që Zoti nuk ka kufizuar budallallëkun, do kërkosh falje

Në replikat mes Ramës dhe Bashës per 'Xhisielen', kryedemokrati tha se kryeministri sikur mbronte dikur Roshin, po mbron sot Ballën, ndërsa shtoi se vettingu në politikë do të pastrojë llumin. Shefi i grupit të PS, ka reaguar duke iu përgjigjur liderit të opozitës përmes një statusi në Facebook. Balla thotë se Basha do të kërkojë ndjesë me vendim gjykate për shpifjen.

Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufinj inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”. Lulzim! Të garantoj që ti do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë