Paketa antishpifje, Kryemadhi: Ja përse Rama është i pari që duhet dënuar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas nismës së kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën antishpifje. Ajo i cilëson si qesharake propozimet e shefit të qeverisë, ndërsa shton se i pari që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama.

Rasti i Xhisiela Malokut i bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit, që Policia jo vetëm që nuk e zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm që nuk e zgjidh problem apo ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr viktimën, agresuesin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin, dhe viktimën e nxjerr përdhunues. Kryeministri që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit  në foltoren e kryeministrit dhe Parlamentit.

Edi Rama është njeriu që ka grabitur sot dhe ka rrëmbyer shtetin dhe përveç kësaj ndihet aq i rrezikuar saqë dëgjojmë edhe propozimet qesharake të tij që kanë të bëjnë me paketën antishpifje. Që është një paketë që i pari që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama. Mjafton të mbledhim të gjithë historikun e tij dhe do të shikojmë shpifje nga më monstruozet dhe më të poshtrat. Ashtu siç quajti edhe Xhiselën përdhunuese në telenovelën e famshme që na paraqiti, ashtu do të quajë edhe gjithë shqiptarët trafikantë droge, do t’i quajë shqiptarët kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i pastër dhe i ndershëm i shoqërisë shqiptare.

Monika Kryemadhi

Duke u ndalur te aksioni politik, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Kryesisë së LSI tha se shteti duhet shpëtuar sot, se nesër do të jetë shumë vonë dhe se lëvizja e aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa.

Tashmë lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa. Pozicionimi ynë dhe ndarja me atë Parlament, që nuk është gjë tjetër, por vetëm një foltore e kriminelëve dhe e dhunuesve dhe nuk ofron më asgjë tjetër përveç se i ofron opozitës për të qenë një dekor dhe një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij.

Monika Kryemadhi

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive