TIRANE- Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka lidhur kontratat me 5 spitale private në vend të cilat do të ofrojnë falas 10 shërbime shëndetësore të parashikuara tashmë me ligj.
Kështu, pacientët e siguruar që kanë nevojë për dializë, transplant veshke, ndërhyrje në zemër ose për ekzaminime që përfshihen në dhjetë paketat e financuara nga Fondi Sigurimeve Shëndetësore, do të mund të marrin shërbim edhe në spitalet private, nëse nuk ka kapacitete në institucionet shëndetësore publike.
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Astrit Beci ka pohuar se një pjesë e mirë e pacientëve do të mbulohen nga spitalet private në ato raste kur shteti nuk mund të kryejë këto procedura, apo kur kapacitetet e tij janë të mbushura tërësisht.
/Shqiptarja.com