Paketat shëndetësore, shërbimet
falas edhe në spitalet private

Paketat shëndetësore, shërbimet<br />falas edhe në spitalet private
Pacientët të cilët presin me muaj apo vite në radhe për të kryer një ekzaminim të koronarografisë, bypassit, dializës apo edhe operacioneve si ai i transplatit, tashmë do të marrin këtë shërbim falas edhe në spitalet private të cilat do të lidhin kontratë më shtetin. Ministria e Shëndetësisë ka nisur procedurat për blerjen e 10 paketave të shërbimeve për të cilat pacientët presin me muaj të terë në shtet që t`ju vijë radha. Por këtë herë jo më, me çmimet e vendosura nga privatët, por sipas kostove të llogaritura nga Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. “Tashmë 3 spitale jopublike kanë pranuar ti bashkohen kësaj nisme dhe me Fondin e Sigurimeve janë në ditët e fundit të mbylljes së aspekteve administrative dhe ligjore të Kontratave”, ka pohuar Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024