Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave

Rreth 110 milionë euro po i kushton buxhetit të shtetit rritja e pagave për sektorin e arsimit. Ministri i Financave Ervin Mete shprehet se arsimi është fusha që do të përfitojë më shumë, me synim zhvillimin e kapitalit njerëzor.

“Me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 mln euro që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor. Rritja kumulative vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit.”, tha Mete.

Brenda këtij viti paga në sektorin publik pritet të arrijë në 900 euro, dhe përveç arsimit do të ketë rritje rroge edhe për bluzat e bardha.

Në një aktivitet me fokus ‘Edukimin Financiar e mbrojtjen e parave’, të organizuar nga ministrja për Rininë Bora Muzhaqi, nuk munguan as kritikat nga studentët për mundësitë që ju ofrohen për tu punësuar.

“Ju folët për investim, depozitim e kursim. Po fitimi? Në Këndvështrimin tim rinia nuk ka aspak mbështetje për punë. Rrogat nuk janë mbështetëse, qiratë janë në stratosferë”, u shpreh një studente.

Por ministri Mete njoftoi se së shpejti do të prezantohet paketa fiskale me lehtësi për tatimin mbi pagën e të rinjve, dhe PRINDËRIT ME fëmijë nën 18 vjeç.

“Së dyti, një nga ato që po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërndarje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, është që të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre, ashtu siç do të lejojmë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka 1, apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim”, tha Mete.

Ndërkohë aktualisht Ministria Po diskuton edhe për rritjen e pragut të pagave që paguajnë 23% tatim, nga mbi 200 mijë lekë që është aktualisht për ta çuar në 250 mijë lekë. I pranishëm në takim me të rinjtë, guvernatori Gent Sejko, e vuri theksin tek informimi i saktë i të rinjve dhe jo vetëm që të mos bien pre e mashtrimeve online.

Për të rritur edukimin financiar Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë 2024-2026, ku synohet që edukimi të nisë që në 9-vjeçare me orë mësimore për kursimin, të vijohet me një tekst të ri për gjimnazet mbi financat personale dhe me leksione në universitete për bankat, financat dhe ekonominë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
‘U fol shumë për rininë por asgjë nuk u tha’, studentja kritika ministrave: Nuk na mbështesni, qiratë në stratosferë kurse bursa 10 mijë lekë

'Rinia nuk ka mbështetje’, kështu u shpreh një studente e Fakultetit të Drejtësisë në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria për Mbështetjen e Rinisë dhe Fëmijëve, që kishte në fokus edukimin financiar që në moshë të hershme.


“Gjatë gjithë kohës ju folët, vetëm për investime, depozitim e kursim. Po fitimi? Në këndvështrimin tim personal rinia nuk ka aspak mbështetje për punë, që nga studentët, kemi një bursë mediokre sepse nuk mendoj se ajo bursa prej 10-mijë lekësh të reja është ndonjë suport, sidomos për studentët që vijnë nga rrethet”, u shpreh studentja.


Elira Sulshabani, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, teksa kërkoi më shumë mbështetje nga shteti, u shpreh se shumë flitet e asgjë konkrete s’ka për të rinjtë, që po përballen me çmime stratosferike të qirave të apartamenteve.


“Po ashtu mendoj edhe rrogat mund të marrin studentët nuk janë fare mbështetëse, duke marrë parasysh, përjashtuar ata që jetojnë në konvikte, sepse në konvikte nuk mund të rehabilitohen të gjithë studentët e Tiranës, qiratë e shtëpive janë në stratosferë që nuk mendoj që një student mund ti përballojë vetëm. A nuk mendoni se duhet të merrni nisma të tjera për të mbështetur studentët për të gjetur punë? Ndoshta të merrni nisma si në ministri, si ministre e rinisë që të  hapni punë të reja? Ju çfarë do të bëni për rininë, se deri më tani për rininë folët por asgjë nuk u tha, konkretisht?”, u shpreh studentja në aktivitetin e organizuar në Kuadër të Javës Globale të Parasë.

K.T./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gabart: 18/04/2024 13:56

    Asnjë keqkuptim! nëse mesatarja e BE-së për arsim është 100, Shqipëria duhet të jetë 160 si indeks. ne duhet të shpejtojmë për të kapur BE-në!

    Përgjigju
  • San Giovanni: 13/04/2024 07:03

    Politikanët duhet të akuzohen për genocid të popullit shqiptar!! Qëllimisht e kanë sjellë gjendjen në atë fazë sa askush nuk mund të krijojë familje, le pastaj të blejë shtëpi, duke i detyruar të marrë rrugët e botës

    Përgjigju
  • Tirana: 12/04/2024 20:45

    Ty të bëri babi min ngaqë je hajdut mostër Vodhe komp e sigurimeve 7 vite o plerë. Dhe tani del e jem vendime o ju zoti ju ardhët hakut se njeriu sju bën gjë

    Përgjigju
  • zefi: 12/04/2024 16:28

    Shiko cfar kerkon kjo studente do ti paguhet qeraja por perse nuk shkon ne konvikt te jetosh apo doni liri te beni qejfe te shfrenuara..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë