Paketë e tretë ekonomike, Rama: Mbështetje për barnat esenciale dhe familjet në nevojë, mjekët do të marrin më shumë se në Gjermani

Një paketë e tretë me mbështetje ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë ekonomike por edhe për barnat esenciale për të prekurit nga covid është paralajmëruar nga Kryeministri.

Rama njoftoi planin me shifra konkrete financimesh për të gjithë këtë periudhë të vështirë që pritet në muaj në vijim.

Duke iu përgjigjur akuzave të Presidentit Meta se nuk ka një plan për luftën kundër covid-19, Rama tha se janë parashikuar të gjitha masat ekonomike dhe shëndetësore, duke njoftuar se edhe personeli mjekësor do të marrë shpërblimin financiar që i takon, që sipas Kryeministrit do të çojnë në shtëpi më shumë sesa do të çonin nëse do të punonin në Gjermani.  

“Jo vetëm që ne e kemi një plan. Jo vetëm që strategjia e shkruar i ka shkuar edhe Baba Xhikës në Presidencë. Ai prej presidenti ka vetëm kostumin dhe nuk ka asgjë tjetër më. Në jemi angazhuar financiarisht edhe për sigurimin e vaksinë. Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 miliardë, ose 9.4 përqind të buxhetit, vetëm për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Është financimi më i lartë publik për një vit. Pjesë e këtij buxheti do të jetë edhe rritja e pagave 40% për 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë.  

Po ashtu është një paketë e tërë specifike, 15 milionë euro, e siguruar nga Banka Botërore. Plus paketa për vazhdimin e luftës me covid, 1.7 miliarda për mjetet e mbrojtës personale, për oksigjenin, dhe për pagat e bonuset. Në këto kushte mjekët dhe infermierët tanë në spitalet covid do të çojnë në shtëpi, fale edhe taksave të ulëta që kanë, do të çojnë në shtëpi me shumë se do të çonin nw Gjermani.

650 milionë lekë janë vënë në dispozicion në rast se do të futen ,më shumë njerëz në luftën kundër covid. Janë mjekë dhe infermierë në rezervë, të cilët janë të regjistruar  me emër dhe mbiemër. 1.2 miliardë të tjera për kapacitete laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik. Dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinë përmes aleancën covax.

Po të kishim dëgjuar ata ne s’do të kishim më kokërr leku për të financuar këtë luftë. Ne po e shohim në dinamikë se sa do të jetë infektueshmëria dhe kemi një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet me ndihmë ekonomike. Masat tona shtrënguese aktualisht janë minimale, se ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë se ka mundësi që të mbajnë një ekuilibër. Ndaj i bëjmë thirrje njerëzve që gjithsecili që të respektojnë rregullat minimale. Ne duam që familjeve në ndihmë ekonominë t’i japim një mbështetje financiare.

Kjo valë është më e fortë se e para. Nëse shikojmë eksperiencën e mëparshme mund të pritet edhe një valë e tretë, e cila është më e dobët e dyta por ekziston. A do të vijë apo jo këtë nuk di ta thotë njeri. Por për këtë duhet të jemi të përgatitur. Nuk shkohet në këtë rrugë me mënyrën e Xhikës”, vijoi në komunikimin e tij me mediat Kryeministri Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Paketë specifike për familjet në nevojë! Rama-Metës: Ka procedura shtrimi në spital, jo për 8 orë siç i dhe pasaportën futbollistit! Vaksina anti-COVID do jetë falas, shpifjet i bëni për pushtet


er.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen