Paketë specifike për familjet në nevojë! Rama-Metës: Ka procedura shtrimi në spital, jo për 8 orë siç i dhe pasaportën futbollistit! Vaksina anti-COVID do jetë falas, shpifjet i bëni për pushtet

"Kur të vijë vaksina kundër COVID ajo do të jetë falas për të gjithë". Ky është lajmi i mirë i konfirmuar nga kryeministri Edi Rama sot nga kryeministria së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në konferencën e përjavshme, Rama deklaroi se do të ketë edhe një paketë specifike për familjet në nevojë. Nga ana tjetër kreu i qeverisë rrëzoi me forcë akuzat e opozitës dhe të presidentit Ilir Meta për situatën e COVID duke thënë se ata po nxisin panik, ndërkohë që gjërat janë nën kontroll. 

Me gjuhë të ashpër ai tha se i vjen neveri nga mënyra se si e kanë përdorur opozitarët pandeminë duke shkaktuar panik te qytetarët, me fabrikime të pavërtetash. Teksa i quajti kriminale akuzat e opozitës për vjedhje gjatë kohës së pandemisë, dhe për faktin se nuk janë marrë masa për përballimin e situatës, shtoi se sipas tij opozita, të cilën e quan çetë, është e humbur në zgjedhje dhe nuk gjen dot rrugë për të dalë nga qorrsokaku ku është futur, prandaj të gjithë këtë e bën për pushtet. Por i bindur kryeministri theksoi se pavarësisht përpjekjeve që bëjnë s'kanë për të arritur të fitojnë.

Ilir Metës sipas kreut të qeverisë i ka mbetur vetëm kostumi, e në këto kushte i ka përcjellë një mesazh duke i thënë se shtrimi në spitale ka procedura, jo siç ai i dha pasaportën për 8 orë futbollistit të Tiranës, Cobbina, i cili dhe u dënua me 100 orë punë me interes publik.

Në mbyllje të komunikimit të gjatë Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të respektojnë rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi sot për të mos shkuar tek ajo që ai e quan “mbyllja e madhe”. Sakaq në apel thekson të mos shpenzojnë lekë për ilaçe apo të përdorin oksigjenin vetë në shtëpi, kur janë me koronavirus, pa u konsultuar me mjekun e familjes, pasi kjo mund të sjellë pasoja fatale. Sa i përket propozimit të kryedemokratit për rimbursim të ilaçeve, Rama theksoi se qeveria po përgatitet që të futet për të mbështetur qytetarët, por sipas tij, nuk është një plan me afat.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë, tregoi numrin e qytetarëve që përfitojnë nga rimbursimi i ilaceve, duke njoftuar gjithashtu se 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti-COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:06
'Intelektualëve dhe humoristëve', Rama paralajmëron qytetarët: Që të mos shkojmë te mbyllja e madhe, bëni mirë të respektoni rregullat

Në mbyllje të komunikimit të gjatë të zhvilluar sot nga Kryeministria me gazetarët, Rama bëri edhe një herë thirrje shqiptarëve që të  respektojnë rregullat minimale për të mos shkuar tek ajo që ai e quan “mbyllja e madhe”.

“Kam parë shumë intelektualë dhe humoristë në faqen time që thonë “jo po nga ora 22:00 deri në 6 virusi fle.

Ne do të bëjmë çmos që të mos mbyllemi. Bën mirë gjithsekush të respektojë rregullat. Që të mos vijmë të mbyllja e madhe që do të ishte shumë e rëndë për ne. Kur të tjerët kanë vetëm covid ne kemi edhe të gjitha plagët e tërmetit që nuk i kemi lënë mangët as asaj. Ne kemi edhe ekonominë që s’i kemi lënë gjë mangët as asaj.

Masat duhet të respektohen. Deri tani nuk kemi parë një situatë të tillë që të na detyrojë t’i rikthehemi vendimit për shkollat. Ndryshe nga ç’ thuhet, stafet pedagogjike po bëjnë një punë të mrekullueshme për ta mbajtur situatën në kontroll”, tha Rama.

 

Ora 12:57
Rama s'i ndahet Bashës: S'mund të bëjmë parashikimin me Lulin që sheh ëndrra me sy hapur, as me Metën që bën deklarata për dekorimin e të vdekurve

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal "thumbat" për kreun demokrat Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta.

Sipas tij parashikimi për situatën e COVID s'mund të bëhet me Bashën që "fle në këmbë" dhe as me Metën, që jep dekorata për të vdekurit dhe sulmon qeverinë se po vdes dynjanë.

"Nuk ia dimë afatin dhe sjelljen e patë se çfarë ndodh në Danimarkë që shkon te kafshët traformohet në një gjë tjetër dhe tani kthehet në një betejë se çfarë është ky që u shfaqë te kafshët.

Smund ta bëjmë parashikim me lulin që fle në këmbë ju shkoni në një konference me një njeri q mendoni se eshte zgjuar ai  është duke fjetur. Është në rrugën e një ëndrre me sy hapur.

Smund të nisemi as me mendjen e Metes që midis dy deshmoreve ben nje deklarate merret me dekorimin e te vdekurve dhe flet per qeverine se po vdes gjithe dynjane", tha Rama.

Ora 12:56
Rama apel qytetarëve: As vendet e zhvilluara s'e ndalin dot rritjen e rasteve! Mos e merrni oksigjenin si sup sepse mund të krijojë pasoja

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përhapjen e COVD nuk e kanë frenuar as vende të zhvilluara.

Ndërkaq ai është ndalur duke dhënë disa këshilla për qytetarët që të mos bëjnë asnjë veprim pa u konsultuar me mjekun sepse mund të ketë pasoja fatale.

"Unë nuk bëj krahasime as me italinë dhe as me suedinë në askpektin e kapciteteve financiare. Por e bëj krahasimin për të thënë diçka shumë të thejshtë, kur ato vende se ndalin dot rritjen  e numrave kur dhe gjermania që është vend kampion në qeverisje, kur dhe kacelarja del  e thoitë se është bbërë e pamundur ndjekja e infektimit per shkak rritjes së shifrave atëherë ndihmojini njerëzit që ta vendosim në kontekstin e pergjithshem. Dua të më kuptojnë të gjithë mirë se unë nuk mendoj se jemi duke bërë ndonjë mrekulli dhe as jemi duke bërë një mrekulli.

Ajo që unë iu them juve dhe me plot gojë dhe krenari dhe për punën që kemi bërë në përballimin e kësaj mortje për të cilën siç mund ta leconi në burime të besueshme ndërkombëtare nuk renditemi te vendet e papërgatirura por te ato të përgatiturat. kjo është diçka që nuk mund të imajginohej kur ne erdhëm  në detyrë.

Shkoni ku të doni në Francë në Itali, iu sfidoj të gjeni një ilaç një paraturë që nuk është këtu, sa i përket rimbursimeve e thashë dhe e përsëris. Njerëzit duhet ti referohen vetëm autoriteteve shëndetësore dhe vetëm bluzave të bardha të mos bëjnë shpenzime duke blerë ilace kot. Ilaçe që bëjnë edhe dëm. Nuk është grip i zakonshëm por ka ilaçe që vlejnë ka ilaçe që nuk vlejnë, nuk merret oksigjeni në shpi siç merr bukën, duket asistenca e mjekut, nuk futet oksigjeni si sup sepse mund të krijojë pasoja të rënda", tha Rama.

Ora 12:34
Rama e konfirmon: Vaksina kundër COVID do të jetë falas për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksina kundër COVID kur të vijë në vendin tonë do të jetë falsa për të gjithë.

"Po", tha Rama pasi u pyet nga gazetarja se kur të vijë vaksina a do të jetë falas për të gjithë.

Ora 12:26
Basha e Meta i thotë 'rrit testimet'/ Rama: Në asnjë vend të botës nuk kemi parë që kjo sjell ulje të rasteve!

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk zgjodhi që të japë shumë detaje lidhur me paketën e tretë ekonomike, por tha se është një tregues i qartë se nëse do të kishte bërë atë kërkonte opozita 'të zgjidhte qesën', sot nuk do të kishin asnjë kapacitet për të përballuar këtë betejë.  

"Në spitalet COVID kanë hyrë dhe mediat, s'është e pamundur, por nuk mund të shkohet si në të tjera vende. Në momentin q do të jemi gati në bazë të planit financiar, se ajo që duhet përsëritur, është se kjo nuk është një luftë e thjeshtë, e shkurtët dhe e parashikueshme. po t'i kishim hedhur të gjitha në valën e parë, tani s'do kishim asgjë. Prandaj duhet t'i shohim të gjitha në një prizëm më afatgjatë, askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë", tha Rama. 

Ai ka pasur edhe një përgjigje për deklaratat e shumta të opozitës ku i thonë 'rrit numrit të testimeve'.

"Askund në asnjë vend pavarësisht tamponit, testeve, sistemit shëndetësor nuk kemi parë që të ketë frenim po ulje të numrave, që këtu bie teoria e 'testo se kështu t'i them unë'. Qeveria s'bën, i bën Komiteti i Ekspertëve, s'ua thotë qeveria.

Ora 12:08
Manastirliu jep lajmin e mirë: 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti-COVID! QSUT dhe Shefqet Ndroqi, e ka të hershëm shërbimin psikologjik

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se shumë shpejt 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti-COVID.

"Ne e parandaluam valën e parë sepse se përjetuam tragjedinë që përjetuan fqinjët si Italia. Po rrisim kapacitetet. Ka filluar vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, vijon vaksinimi i grupeve të rriskut. Shumë shpejt kemi parapaguar 3.9 milion dollarë dhe do të vijojmë të bëhemi pjesë e intrumentave ndërkombëtarë. Situata e 4 muajve është sfdiuese, për ne si qeveri por edhe për njerëzit. Është një element i rëndësishëm mënyra e menaxhimit në terren e rasteve që kanë nevojë për trajtim dhe transferim. 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti COVID që do të ofrojnë me ekipe të specializuara asistencë për shërbimin në familje. Do  të kenë mundësi akoma më shpejt që të bëjnë tranferime në spital dhe të mund tu përgjigjen fluksve në rritje. Sepse këto kapacitete janë vlerësuar si projeksione të pritshmme. Këto masa futen në fuqi sot, plus vendosjen e higjienës dhe maskës apo ta kufizojmë përhapjen e COVID", tha ajo.

Teksa në vendin tonë janë regjistruar 4 raste të vetëvrasjeve në spitalet, ku pacientët COVID janë hedhur nga lartësitë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu tha se në këto institucione jepet shërbim psikologjik dhe ka qenë që më herët.

“Nuk dua të zgjatem këtu për aktet tragjike. Janë në një proces të hetimit të organeve kompetente dhe administrative,. Ajo që kemi bërë që në krye të herës, por që është ngritur dhe nga OBSH, janë çështjet e Shëndetit mendor lidhur me COVID. Ne kemi reflektuar, duke ngritur jo vetëm grupe pune, por duke përfshirë dhe aspektin psiko-social në paketën e trajtimit spitalor. QSUT dhe Shefqet Ndroqi, e ka hershëm shërbimin psikologjik të integruar. Është i nevojshëm në të gjitha shërbimet. Në të dy spitalet, Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, është psikologu në rastet e nevojës së një trajtimit multidisiplinor.”, tha ajo.

Duke u ndalur tek përdorimi i antibiotikut në këtë kohë, ministrja tha se; “Sa i takon sasisë së antibiotikëve, në lidhje me koncesionin e sterilizimit më lejoni të them se partneriteti i suksesshëm për instrumente të reja, shërbimin e sterilizimit, veshjet një përdorshme, dhe të gjitha aspektet e tjera, me standarde europiane, kanë sjellë reduktim të infeksioneve post-operatore nga 30 % në 15 %, i përgjigjet dhe pyetjes tuaj për antibiotikët e kursyer.”

Ora 11:54
Manastirliu flet me shifra: Kemi rritur katër herë testimet nga muaji qershor! Parapaguam për vaksinën anti-COVID, vendi do ta ketë sapo të jetë e disponueshme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 25 milion euro janë të dedikuara për periudhën mars nëntor sa i përket pandemisë.

Ajo ka shtuar 450 mijë qytetarë përfitojnë nga rimbursimi i ilaçeve.  

"450 mijë qytetarë përfitojnë nga rimbursimi i ilaçeve.  600 mijë qytetarë të pasiguruar marrin shërbime falas. Qytetarët shqiptarë janë të sigurt në strukturat tona të shërbimeve shëndetësore. 25 milion euro të dedikuara për periudhën mars nëntor, të cilat janë dedikuar në 3 shtyllat kryesore të programit tonë për pandeminë.

Në kohën e PD ambulancat ishin vetëm furgone.Jo vetëm që kemi patur strategji dhe plane veprimi por udhëzuesi ynë ka qenë i bazuar te shkenca. Jo vetëm që kemi një plan por e kemi të buxhetuar. Dimë se ku jemi por sigurisht ajo që duam është të kemi një evoluim të situatës ekonomike. Kemi COVID 4 të pajisur dhe të gatshëm me të gjitha paisjet. Kemi rritur katër herë testimet nga muaji  qershor", tha ajo.

Ministrja e Shëndetësisë tha se është parapaguar për blerjen e vaksinës Covid nëpërmjet instrumentit COVAX të aleancës Gavi dhe vendi ynë do ta ketë sapo ajo të jetë e disponueshme.

“Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenareve të paracaktuar, me 1600 shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës. Nëpërmjet instrumentit Covax kemi parapaguar 3,9 milion euro për të siguruar vaksinën Covid duke porositur 1 milion e 140 mijë doza”, tha Manastirliu.

Ora 11:53
Paketë e tretë ekonomike, Rama: Mbështetje për barnat esenciale dhe familjet në nevojë, mjekët do të marrin më shumë se në Gjermani

Një paketë e tretë me mbështetje ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë ekonomike por edhe për barnat esenciale për të prekurit nga covid është paralajmëruar nga Kryeministri.

Rama njoftoi planin me shifra konkrete financimesh për të gjithë këtë periudhë të vështirë që pritet në muaj në vijim.

Duke iu përgjigjur akuzave të Presidentit Meta se nuk ka një plan për luftën kundër covid-19, Rama tha se janë parashikuar të gjitha masat ekonomike dhe shëndetësore, duke njoftuar se edhe personeli mjekësor do të marrë shpërblimin financiar që i takon, që sipas Kryeministrit do të çojnë në shtëpi më shumë sesa do të çonin nëse do të punonin në Gjermani.  

“Jo vetëm që ne e kemi një plan. Jo vetëm që strategjia e shkruar i ka shkuar edhe Baba Xhikës në Presidencë. Ai prej presidenti ka vetëm kostumin dhe nuk ka asgjë tjetër më. Në jemi angazhuar financiarisht edhe për sigurimin e vaksinë. Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 miliardë, ose 9.4 përqind të buxhetit, vetëm për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Është financimi më i lartë publik për një vit. Pjesë e këtij buxheti do të jetë edhe rritja e pagave 40% për 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë.  

Po ashtu është një paketë e tërë specifike, 15 milionë euro, e siguruar nga Banka Botërore. Plus paketa për vazhdimin e luftës me covid, 1.7 miliarda për mjetet e mbrojtës personale, për oksigjenin, dhe për pagat e bonuset. Në këto kushte mjekët dhe infermierët tanë në spitalet covid do të çojnë në shtëpi, fale edhe taksave të ulëta që kanë, do të çojnë në shtëpi me shumë se do të çonin nw Gjermani.

650 milionë lekë janë vënë në dispozicion në rast se do të futen ,më shumë njerëz në luftën kundër covid. Janë mjekë dhe infermierë në rezervë, të cilët janë të regjistruar  me emër dhe mbiemër. 1.2 miliardë të tjera për kapacitete laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik. Dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinë përmes aleancën covax.

Po të kishim dëgjuar ata ne s’do të kishim më kokërr leku për të financuar këtë luftë. Ne po e shohim në dinamikë se sa do të jetë infektueshmëria dhe kemi një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet me ndihmë ekonomike. Masat tona shtrënguese aktualisht janë minimale, se ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë se ka mundësi që të mbajnë një ekuilibër. Ndaj i bëjmë thirrje njerëzve që gjithsecili që të respektojnë rregullat minimale. Ne duam që familjeve në ndihmë ekonominë t’i japim një mbështetje financiare.

Kjo valë është më e fortë se e para. Nëse shikojmë eksperiencën e mëparshme mund të pritet edhe një valë e tretë, e cila është më e dobët e dyta por ekziston. A do të vijë apo jo këtë nuk di ta thotë njeri. Por për këtë duhet të jemi të përgatitur. Nuk shkohet në këtë rrugë me mënyrën e Xhikës”, vijoi në komunikimin e tij me mediat Kryeministri Edi Rama.

Ora 11:45
Manastirliu citon raportet ndërkombëtare: Shqipëria renditet te 50 vendet me popullatën më të shëndeteshme në botë! Në vendin e 39 për përballimin e pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp ka deklaruar se sistemi shëndetësor në vendin tonë është vlerësuar me 70 pikë nga raportet ndërkombëtare.

Këtu shtoi se për përballimin e pandemisë jemi në vendin e 39.

"Raportet ndërkombëtare vlerësua shëndetësinë shqiptare. Sistemi shëndetësor u vlerësua me 70 pikë. Shqipëria renditet te 50 vendet me popullatën më të shëndeteshme në botë. këtu i  referohet mbështetjes me programe të parandalimit dhe të shëndetit. Duke u ndalur te programet për prandalimin e sëmundjeve , vlen për tu theksuar se ka ndryshuar qasja dhe vlerësimi për kontrollin mjekësor bazë.

Jemi në vendin e 39 për përballimin e pandemisë. Janë thelbësore në vizionin tonë drejt mbulimit shëndetësor universal.

55.36% është rritur financimi në shëndetësi. sot kemi një mbulim më të mirë në shërbime. Nga ky finacim kanë përfituar çdo vit rreth 450 mijë shqiptarë. Për tu ndalur te investimet në sektpor sdua të lë investimet te aseti ynë më i çmuar, janë mjekët dhe infermierët. 27% rritja e pagave nga 2013. Në 2021 rriten me 40% mbështetje historike për mjekët, jo vetëm mbështetje në pagë por edhe për kushte e mira të punës", tha ministrja.

Ora 11:44
Rama- Metës: Ka procedura shtrimi, jo si ai futbollisti afrikani që theu këmbën dhe mori pasaportë për 8 orë

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar presidentin Ilir Meta sa i përket akuzave të këtij të fundit se qeveria nuk po e menaxhon si  duhet situatën e COVID.

Rama i ka kujtuar rastin e futbollisit të Tiranës, Cobbina, të cilit i dha nënshtetësi pet 8 orë.

"Ka mësuar dhe një gjë Likja, s’ka plan. Likja që të vetmin plan që ka është se si të ndajë dëshmorët në mjeshtra sporti dhe ustallarë votash. Autoambulancat, shkoni nesër dhe shikoji se çfarë anë brenda. S’janë ato të Peço Vasilit. As Tritan Kryemadhit. Janë të pajisura me 100 % instrumentet për të sëmurët përkatës dhe me aparaturat e oksigjenit. Çdo të thotë kjo se njerëzit dergjen në spitale? Jo nuk është e vërtetë. Ato presin, se është procedurë shtrimi, jo si ai futbollisti afrikani që theu këmbën dhe mori pasaportë për 8 orë. Si nuk ka vend në spital? Mund të mos kishte, siç nuk ka në Belgjikë. Fakti është që ka. Çdo me thënë kjo se pse nuk i lënë telefona në pavionet COVID? Po kush ti lë? Në Amerikë? NË Britani?! Ca është pavioni COVID? Apo është dasmë për të bërë video. Jo vetëm që e kemi një plan. Jo vetëm që strategjia e shkuar i ka shkuar dhe baba Xhikës në tryezë, si president, që në fakt prej presidenti ka vetëm kostumi. S’ka asgjë tjetër më. Por si pjesë e strategjisë ne jemi angazhuar financiarisht dhe për sigurimin e vaksinës", tha Rama.

Ora 11:29
Rama për deklaratën e Biden: Paralajmëroi 200 mijë vdekje, pse nuk e ndalon Amerika infeksionin me Lulëzim derdimenin? Basha-Meta- Kryemadhi një çetë karagjozësh

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur akuzat ndaj opozitës sa i përket mënyrës si e kanë përdorur COVID. Bashën, Metën dhe Kryemadhin e ka quajtur një çetë karagjozësh

Numri një i qeverisë, Rama e konsideroi politikën e tyre “por**ë”, duke kërkuar ndihmën e gazetarëve për të treguar, sipas tij, të vërtetën që ndodh brenda spitaleve COVID.

"Në Shqipëri si e gjithë bota kemi një sfidë të madhe. Dje presidenti i zgjehdur is SHBA doli dhe paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. Po arrijmë në shifra që si ka arritur asnjë luftë. Paralajmëroi kaqë vdekje.  Pse nuk e ndalon Amerika infeksionin me Lulëzim derdimenin?! Pse?!

Pse del kancelarja gjermane dhe thotë se prej  rritjes së infeksioneve smund të gjurmohet zhinxhiri. Pse u doli jashtë kontrollit këtyre. Edhe  ai i francës, pse sllovakia që u  angazhua në një program infektimi brenda ditësh. Pse. Po vjedhin ata me PPP të gjithë?

Kjo  është një tallje poshtëruese me politikën, kjo ëhshtë një lehaqenje që kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz dhe janë aty për të dhënë alternativa seerioze dhe për të folur me gjuhën e të vërtetës përbën pa  asnjë dyshim KRIM. Eshtë kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra dhe fabrikime. Është shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit të të humburve.

Janë të humbur të marrë fund prandaj po gjenjnë mënyrë që të dalë nga qorrsokaku iu tyre.Çetë karagjozësh, njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë infeksionin, tjetra thotë shkoni në kisha e xhamia se nuk ka COVID, pa folur për atë të Lalëzit që vazhdon me çmenduritë e veta.  Vetëm dje në Itali kanë vdekur aq sa kanë vdekur në Shqipëri nga dita e parë. Po ta marrësh me numër popullsie me Italinë, i bie që ne të kishin 30 të vdekur në ditë. Ç’është kjo gjuhë, kjo flamë, kjo marrëzi? Edhe e gjithë politika e tyre është një PPP, me një “0” të madhe, “R” që vazhdon, një “DH” dhe “Ë” në fund.

 Ça do të thotë kjo. Ça është kjo gjuhë? Kjo marrësi? Kjo flamë. Gjithë politika e tyre është një PPP, e shoqëruar me o të fortë, me një dh dhe një ë në fund. Ndihmoni njerëzit dhe popullin, e vendin. Boll me ta. Raportoni në këtë situatë kaotike, ku problemi me informacionin", tha Rama.

Ora 11:18
Rama i prerë ndaj opozitës: Të gjitha shpifjet i bëni për pushtet, s' keni shans ta merrni

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës duke i thënë se po e përdor COVID-in politikisht duke thënë të pavërteta, për të marrë pushtetin.
Por i prerë ka thënë se s'kanë shans ta marin.

"Pse po  e bëjnë të  gjithë këtë, për një strategji për pushtet që nuk kanë shans ta marrin se e kishin mundëisnë dhe e shfrytëzuan  shumë keq. Si mund të bëhet një gjë e tillë pa fakte dhe shifra duke nxjerrë lloj lloj  sharlatanësh që flasin për gjëra pa lidhje si mundet", tha Rama.

Ora 11:15
Rama 'shuplakë' opozitës': Ndjej neveri , jeni bërë zëdhënës të panikut, fabrikoni të pavërteta!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të opozitës.

"Për të folur që nga situata shëndetësore dhe se çfarë është bërë dhe se çfarë do të bëjmë për shëndetësinë. Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të aahtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku  shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe.

Janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash sajesash abuzimesh  dhe një propagande të shfrenuar. Po udhëheqin në këtë front që është një fron që Shqipëria ka një pjesë aq të vogël sa ç'është vetë.

Është e pajustifikueshme me asgjë që sot tu  thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitale t janë në kolaps çka nuk është e vërtet, që njerëzit dergjen dyshemeve çka nuk  është e vërtet edhe mund të ishte siç ka ndodhur në vend e shumë më të zhvilluara në spitale më të famshme botërisht por nuk është e vërtet që mjekimi bëhet në autoambulanca falë edhe ndihmës këtu të ndonjë meide që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë që edhe mund të ishte por nuk është e vërtet. Që Shqipëria po vjedh dhe prandaj rritet nr i  vdekjeve, kjo është absurde sepse fakti është se numrat po rriten kudo.

Po vjedh kancelaria gjermane, ajo britanike, qeveria franceze. është një absurd. Këtë e bëjnë për të mbjellë panik, shumë vulgare dhe e dënueshme", tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arifi: 14/11/2020 00:07

    Qenefet e malsise te rrine me dele dhe dhen atje ne malesi,,,barite e derrave nuk duhet ta kalojne lacin,,,aty te kene kufirin....////

    Përgjigju
  • MARUI: 11/11/2020 14:57

    O FREDI TI QË JE KAQ I ZGJUAR MOS E MER VAKSINËN SE TI JE ZHENIA E KSAJ BOTE. GJERMANI,FRANCEZI,AMERIKANI,ITALJANI ,SUEDEZI,SPANJOLLI, KANADAJA,AUSTRALIJA,KINA,RUSIA TË GJITH KTA POPUJ JAN BUDALLENJ VETËM TI O FREDI QANOS JE ZHENI O E MJERA SHQIPËRI ME FREDI KOK SHALQI. O ÇE KA GJET KTË VEN ME KSHU FREDASH BUÇE MONIKA E LYL SHAL NGJIT . O ZOT SHPËTOJE SHQIPËRIN NGA KZO LLOI DEBILASH E KOPILASH.

    Përgjigju
  • fred: 11/11/2020 13:30

    vaksinen falas jepja asaj plakes dhe atij budallait te vogel qe ke ne shtepi ne sduam vaksine per nje virus qe ska nevoje per vaksine, plehre njeri

    Përgjigju
  • Populli: 11/11/2020 13:16

    Jemi me mire se Brukseli, nderkohe: U rriten testimet? Jo U rriten pagat e mjekeve? Jo U rriten kapacitetet per te shtruar? Jo U rriten numrat e mjekeve dhe infermiereve ne pune? Jo U moren masa kunder pandemise? Po, orari 22.00 me 06.00 dhe te gjitha hapur! Gallate fare mer ej

    Përgjigju
  • TAQI: 11/11/2020 12:57

    O Edi Rama ti je djal Tirane sportist, artist e djal i shkolluar. Ti nuk je si qeni malok salmut fudërrina kriminel. Ti nuk ke vrar njeri ti nuk e ke shit Shqiprin. E kto jan fakte kshu që kush të ka inat ty le të të han mutin. Ti hec përpara për të mirën e Shqipris. Roft Shqipria posht qent malok.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/11/2020 12:53

    Vaksina kundra Covid 19 nuk duhet te jete falas per Ata qe nuk zbatojne dhe i shkelin hapur ligjet qe ka nxjerre qeveria per mbrojtjen kundra ketij virusi. Njera nga keta qe duhet te paguajne kete vaksine duke ja faturuar tek fatura e drites eshte Ajo qe deri para disa dites dhe per cudi kete fillim jave nuk po e shofim, interesohuni per ta gjetur se mund te jete infektuar dhe qendron e fshehur ,pelliste duke thene Covid 19 nuk ekziston.

    Përgjigju
  • GJIGANDI EDI: 11/11/2020 12:43

    O EDI RAMA JE GJIGAND JE 1 JE NJERI PUNTOR E ZHENI. SHQIPTARËT KAN SY DHE NUK JAN BUDALLENJ I SHOFIN FAKTET.NE I KISHIM PAR NË KOHËN E QENIT BASTARD WC QENEF SALMUUUT KRIMINELIT MALOK SE NË ÇFAR GJËNDJE ISHIN SPITALET. NE POPULLI SHWIPTAR E SHIKOJM SHKËRDHENIN DHE HUNDEREN ORGITA PALAÇON QË JAN BËR MILJONER ME EURO DUKE VJEDHUR DJERSËN E GJAKUN E KTI POPULLI. NE KEMI PAR DHE GREGORIN DJALIN TËND SE ÇFAR JETE BËN. PRA SHQIPTARËT NUK JAN BUDALLENJ. KSHU QË LYL KRIMINEL HAJDUT SHAL NGJITMI, BASTARDI QEN I ZOKOPISUR WC PUBLIKE SALMUT, ILIR FUNDËRRRRINA ME BLLOK NË DOR, QELBËSIRA FSHATARE PROSTITUT BUÇJA MONA NUK VIN KUR NË PUSHTET SHQIPTARËT JAN TË ZGJUAR NUK JAN BUDALLENJ KAN SY E MJAFT HORIZONT. SHUM PAK JAN ATA FUNDËRRINA JASHQITJE E KOMBIT QË VIN MBRAPA KTYRE MONSTRAVE. TI GJIGANDI SHQIPRIS VAZHDO PËRPARA SE POPULLI TË DO LERI QENT BASTARD TË LEFIN.

    Përgjigju
  • Ske faj: 11/11/2020 12:32

    Ti je bere neveri koke e kembe o zoti kryeminister, as e ka mendjen njeri as te ka njeri ne refene ty e gjithe shpurren tende. Kete e kupton ti po ben sikur.

    Përgjigju
    • Ska faj kryeministri: 11/11/2020 18:19

      Duket gjuha, duket terminologjia, duket edukata, te gjitha duken, sa te frustruar jeni e sa te mbarsur jeni. Mjer ju ngelet tju them, qe cdo gje e lidhni me lulzim bashen etj etj. Ju kane bere gjilperen ne tru o te shkrete, qe dini vetem bardhe e zi. Ju nuk lexoni histori, nuk lexoni si rrjedhin ngjarjet e cdo te thote rotacion, ju jeni tamam te mjere dhe ju jeni kontigjenti potencial neser qe kur te vije çeta e lul bashes pushtet tju perdore si majoneta. Kete e ka vertetuar historia, njehere me njeren pale here tjeter me palen tjeter, e ne fund te historise pastaj ngelni perseri sic keni qene. Refuzoni o njerez te perdoreni nga kjo klase politike qe eshte e gjitha njesoj, kane 30 vjet vjedhin e plaçkisin cte mundin. Mos u beni pale me asnje sepse jane njesoj, hajdute, mashtruse ordinere. Nuk kuptoni kaq gje, qe mbajne njeri tjetrin kane 30 vjet.

    • Toni: 11/11/2020 13:41

      O “ske faj”,nuk e ke fajin ti për trushpëlarjen tënde prej shpellari! Më thuaj me kë rri të të them kush je...

    • Labi: 11/11/2020 13:05

      Ti je nje S'ke faj i neveritshëm që nga epiteti që i vendos vetes. Kryeministrin e Shqipërisë e ka në 'refene" e gjithë Shqipëria e Ballkani, madje edhe Europa. Sa i varfër je në ide, kulturë e politkë o "Ske faj' i Fajshëm si demomut i Lulit!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?