Javën e fundit në rrjetin me pakicë të shpërndarjes së karburanteve ka ndodhur një lëvizje e madhe. Të gjitha pikat e It Oil, në Tiranë, dikur Taçi Oil, janë marrë me qira nga Gega Oil, raporton Monitor.al.
It Oil kishte trashëguar nga rrjeti Taçi Oil rreth 300 pika karburanti në të gjithë vendin, duke u renditur kështu distributori më i madh i pakicës në të gjithë vendin. Por IT Oil duket se humbi konkurrueshmërinë në treg, duke mos trashëguar elasticitetin e çmimeve që tregonte Taçi Oil.
Pikat e pakicës, IT Oil, në zonën e “Siri Kodrës” në kryeqytet pohojnë se kanë pësuar rënie të ndjeshme të xhirove ditore me më shumë se 30% në krahasim me një vit më parë.
Gega Oil, që ka marrë me qira IT Oil, sipas ekstraktit në QKR, ka aktivitet në import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të karburanteve, lubrifikanteve, vajrave, graso, gaz e lëndë djegëse të të gjitha llojeve dhe kategorive. Në bilancin e dorëzuar në QKR, kompania, grupi Genklaus, që ka si kompani kryesore Gega Oil, ka raportuar të ardhura nga shitjet në vlerën e 11 miliardë lekëve.
Sipas QKR, IT Oil ka hequr adresat e rreth 20 stacioneve karburanti në qytete të ndryshme të vendit gjatë muajit prill të këtij viti.

LAJMET MË TË VLERËSUARA