KOSOVË- Pakica serbe do të zhvillojë sot një protestë në veri të Mitrovicës kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
Kjo protestë është e e organizuar nga iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe”, e cila ka njoftuar se protesta do të zhvillohet në ora 15:30.
Arsyeja e këtij tubimi kundër Vuçiçit mendohet të jetë mungesa e strategjisë së tij në politikën e jashtme. Sipas qytetarëve serb, Vuçiç po aprovon pa kushte marrëveshjen e re, por pa e përcaktuar se ku.
Më tej, thuhet se ata janë kundër pranisë së zyrtarëve të Policisë së Kosovës në atë zonë ku protestohet.
Ky tubim vjen pasi është diskutuar ditëve të fundit marrëveshja e asociacionit.
Marrëveshja për krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë.
Zyrtarët në Kosovë thonë se nuk mund të krijohen asociacione njëetnike, ndërsa ata në Serbi këmbëngulin në formimin e Asociacionit të dakorduar. Një ditë më parë, Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së
Komente








