Të paktën 54 persona janë vrarë, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur gjatë një tubim politik të dielën, 30 korrik, në Pakistan.
Sipas policisë, atentati i cili dyshohet se ishte kamikaz ndodhi gjatë një tubimi të partisë islamiste Jamiat Ulema-e-Islam-Fazl (JUI-F) në veri perëndim të Pakistanit, ndërkohë numri i të plagosurve mund të shkojë mbi 100 janë plagosur.
Shifrat u bënë të ditura nga policia, e cila vlerëson se në tubimin e mbajtur brenda një tende kanë qenë të pranishëm rreth 400 persona.
Ende nuk dihen shkaqet e sulmit por forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë.
Qindra njerëz po merrnin pjesë në kongresin e partisë islamiste Jamiat Ulema-e-Islam-Fazl të dielën në qytetin Khar, afër kufirit me Afganistanin.
Videot e publikuara online por dhe fotot treguan se qindra persona ishin mbledhur nën tendë kur shpërthimi ndodhi afër skenës.