Euro 2024/ Mirlind Daku humbet ndeshjen me Spanjën, UEFA: Sulmuesi dënohet me 2 ndeshje pas fyerjeve raciste

Mirlind Daku do të humbasë ndeshjen me Spanjën, e cila do të luhet nesër në Dusseldorf në orën 21:00, e vlefshme për raundin e tretë në Grupin B të Euro 2024.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sulmuesi do dënohet nga UEFA me dy ndeshje pas fyerjeve ndaj maqedonasve pasi u mbyll sfida Kroaci 2-2 Shqipëri.

Daku mori megafonin e Tifozave Kuq e Zi pas mbarimit të lojës me Kroacinë, duke thënë kore raciste kundër maqedonasve. Sjellja e tij është kritikuar mjaft, ku fillimisht ka qenë Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, që ka kërkuar nga UEFA të merren masa. Më pas ka qenë edhe klubi ku luan Daku në Rusi, Rubin Kazan që nuk e ka mirëpritur këtë sjellje të sulmuesit nga Gjilani.

Shqipëria barazoi në minutat e fundit me Kroacinë, 2-2 pas golit të mesfushorit Klaus Gjasula në të 95-ën. Nesër, kombëtarja luan në Dusseldorf fatet e kualifikimit nga grupet ndaj Spanjës në orën 21:00. Në rast kualifikimi Daku do të humbas edhe sfidën tjetër me eleminim direkt.

Ndërkohë që edhe FSHF më vonë konfirmoi lajmin. "Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dusseldorf", thotë FSHF-ja

Pas pezullimit, për Dakun nuk ka ndryshuar asgjë dhe ka vijuar stërvitjen me Kombëtaren.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
VIDEO/ Mësoi pezullimin me dy ndeshje nga UEFA, Mirlind Daku stërvitet me Kombëtaren


Paçka se UEFA e dënoi me dy ndeshje për koret raciste kundër maqedonasve pas barazimit 2-2 të Shqipërisë me Kroacinë, Mirlind Daku nuk është ndalur dhe ka vijuar stërvitjen me Kombëtaren.

Para ndeshje me Spanjën ekipi është paraqitur në fushën e kampit stërvitor "Kaiserau" në Dortmund ku ka bërë edhe përgatitjet e fundit. Në video duket edhe Daku që paçka se nuk do jetë me ekipin, duket që s'e ka ndalur vrullin.

G.K/S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/06/2024 02:50

    Nese bejne veprime fyese e sharje ksenofobe, fito mbi ta duke i dhuruar sukses skuadres kombetare ne fushe,jo duke ju pergjigjur fyerjes me fyerje,se keshtu bie ne nivelin e tyre.

    Përgjigju
  • AFEU: 23/06/2024 18:51

    UEFA ,është shumë e vëmendshme ndaj shqiptarëve. Kjo tregon qartë ksenofobinë në strukturat e tyre të cilat janë të ndikuara nga politika e vjetër dhe e re rraciste dhe antishqiptare europiane. Tifozët shqiptar ,po bëjnë festë rrugëve të Gjermanisë dhe nëpër stadiume ku kombtarja shqiptare po luan dhe nuk ka bërë një incident,kur UEFA po mundohet me gjet gjilponën në kashtë,vetëm për t’a goditur atë.Në raste të tilla analoge,UEFA ve syze të errta dhe nuk i sheh edhe pse pikerisht ata që i janë ankuar asaj edhe në rastin e Dakut,janë protagonistët e provokatorët e këtyre episodeve, që gjithsesi ne nuk i dëshirojmë dhe nuk i përkrahim apo t’i mbështesim përderisa mbështesim kombtaren tonë në futboll,që duke qenë lojë sporti,ajo duhet të bashkojë dhe jo të ndajë.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjikë: 23/06/2024 17:38

    Mendjemadh dhe mendjelehtë, nuk ban për futboll ti. Mir ta kan ba.

    Përgjigju
  • Ardi: 23/06/2024 16:43

    UEFA EURO 2024 ⚽️????????Nese Uefa vazhdon keshtu te gjoboj me dy standarte Serbet dhe Shqiptaret neser lojtaret tane duhet te qendrojne ne fushe '90 minuta te stopuar pa prekur topin me kembe ne forme proteste.Daku vertet gaboi ,ai kerkoi falje por veprimi i tij nuk krahasohet me korret rraciste te Serbeve ne stadiumet e Uefa-s dhe me hartat Serbe shpalosur kudo ku thuhej Kosova eshte Serbi.

    Përgjigju
  • Sati: 23/06/2024 15:54

    Mirë ja kanë bërë. Injoranti.

    Përgjigju
    • Itas: 23/06/2024 16:53

      Fiks!

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte