Pakistan, dhjetëra të vrarë në ditën e votimit
Pakistani është goditur nga dhuna në ditën e zgjedhjeve të saj të përgjithshme, me të paktën 31 të vdekur dhe 40 të tjerë u plagosën në një shpërthim jashtë një qendre votimi në jugperëndim të Pakistanit të mërkurën.
Pakistan shpërthim jashtë një qendre votimi
Pakistani është goditur nga dhuna në ditën e zgjedhjeve të saj të përgjithshme, me të paktën 31 të vdekur dhe 40 të tjerë u plagosën në një shpërthim jashtë një qendre votimi në jugperëndim të Pakistanit të mërkurën, vetëm pak orë pasi banorët filluan të votonin në zgjedhjet parlamentare. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Kueta, kryeqyteti i provincës së Baluçistanit, ku ka patur akte të dhunshme edhe gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas një zyrtarit të lartë të policisë, një vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë, vuri në shënjestër një turmë jashtë një qendre votimi në Kueta.Në mesin e viktimave kishte votues, policë dhe aktivistë të partive politike. Pjesmarrësi në votime Akber Khan ishte dëshmitar i sulmit
Pasi votova shkova në dyqan për të blerë një pije të ftohtë sepse isha i lodhur. Shpërthimi ndodhi menjëhërë pasi dola nga dyqani. Ne u shtrimë në tokë, shumica e njerëzve filluan të vraponin. Pas 10 minutave kur përfundoi kaosi, filluam të ndihmonim të plagosurit duke i transportuar në spital me makina private pasi makinat e ndihmës së shpejtë ende nuk kishin arritur në vendin e ngjarjes.
Akber Khan
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin e së mërkurës në Kueta, kryeqyteti i provincës Baluçistan, ku 149 persona u vranë në një tubim elektoral më parë këtë muaj.
Votimi i së mërkurës i dha fund një fushate të hidhur të zgjedhjeve të përgjithshme të përfshira nga dhuna dhe akuzat për ndërhyrje nga strukturat e fuqishme ushtarake të vendit.
Këto zgjedhjet u karakterizuan nga një garë e fortë mes ish-kryeministrit Nawaz Sharif nga Lidhja Pakistaneze Myslimane-Nawaz (PML-N) dhe partisë Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI), të udhëhequr nga ish lojtari i famshëm i kriketit Imran Khan, i cili ka premtuar çrrënjosjen e korrupsionit dhe krijimin e një "shteti islamik të mirëqenies".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 08:05
-
Erdhi për turizëm, Shqipëria rrezikon të ekstradojë pakistanezin e dënuar me vdekje (EMRI)
19 Shtator 2024, 15:19
-
Vriten 23 persona në një sulm në jugperëndim të Pakistanit
26 Gusht 2024, 08:26
-
Pakistan/ Persona të armatosur vrasin 11 policë! 7 të tjerë plagosen
22 Gusht 2024, 22:11
-
Pakistani arreston liderin e Al-Kaidës për plane sabotuese
19 Korrik 2024, 13:29
-
Votimi në Evropë: Gjermania, Franca dhe Austria fluturojnë djathtas! Macron shpall zgjedhjet e parakohshme, Le Pen: Gati për të ardhur në pushtet
9 Qershor 2024, 18:35
-
Mbahen sot zgjedhjet për Parlamentin Europian, të drejtë vote 373 mln persona nga 27 vende anëtare të BE
6 Qershor 2024, 08:43
-
Qeveria hedh për konsultim projektvendimin, 32 milionë euro për fortifikimin dhe menaxhimin e kufirit në dy vite
31 Maj 2024, 22:27
-
Dhimitri Çyfeku, zgjidhet kreu i degës së Rithemelimit në Korçë! Votuan 577 anëtarë, pjesëmarrja më e ulët në histori
26 Maj 2024, 20:19
-
Grupi terrorist sulmon bazën ushtarake në Pakistan, vriten 7 ushtarë e plagosen 17 të tjerë
16 Mars 2024, 20:11
-
ish-kryeministri pakistanez Imran Khan dhe gruaja e tij dënohen me burg për martesë të jashtëligjshme
3 Shkurt 2024, 15:31
-
Zgjedhjet në Pakistan, ekzekutohet kandidati i pavarur! ISIS merr përgjegjësinë për sulmin
1 Shkurt 2024, 12:52