PAKISTAN - Tensioni në Pakistan është rritur ndjeshëm ku brenda pak orëve në ditën që po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, ka pasur dy atentate me bombë, ku mbetën të vdekur të paktën 10 persona dhe të plagosur më shumë se 30 të tjerë.
Gjithashtu sulmet kundër politikanëve pakistanezë kanë vazhduar edhe një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Në Quetta, pesë persona u plagosën nga një shpërthim jashtë zyrës së Partisë Popullore të Pakistanit.
Në masa shumë të rrepta sigurie, më shumë se 600 mijë forca policore do të sigurojnë qetësinë në kutitë e votimit për pakistanezët, që do të zgjedhin sot kryeministrin e ri.
Pakistani është një shtet islamist në kontinentin e Azisë e cila për më shumë se 60 vjet është drejtuar nga një qeveri ushtarake.
Por zgjedhjet e sotme parlamentare do të shënojnë herën e parë për një qeveri të zgjedhur dhe janë cilësuar si ndër më demokratiket e zhvilluara ndonjëherë në këtë vend.
Pretendenti kryesor për postin e kryeministrit Navaz Sharif, është shprehur së nëse shpallet fitues ai do ti japë fund përfshirjes së vendit në luftën e udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.
Ndërkohë ende nuk ka asnjë lajm për fatin e Ali Haider Gilanit, kandidat i Partisë Popullore dhe djali i ish-kryeministrit Yousuf Raza Gilani i cili u rrëmbye në fillim të javës gjatë një tubimi zgjedhor.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com