Të paktën 54 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur gjatë një tubim politik të dielën, 30 korrik, në Pakistan, raporton CNN.
Mes viktimave ka pasur edhe fëmijë. Sipas policisë, atentati i cili dyshohet se ishte kamikaz ndodhi gjatë një tubimi të partisë islamiste Jamiat Ulema-e-Islam-Fazl (JUI-F) në veri perëndim të Pakistanit.
Shaukat Abbas, zv. inspektori i policisë tha se 12 nga ata që vdiqën ishin nën moshën 12 vjeç.
Më shumë se 100 u plagosën dhe 17 janë në gjendje kritike. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës për sulmin, por dega lokale e ISIS ka vënë në shënjestër edhe më parë liderët e partisë JUI-F.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif "dënoi fuqishëm" shpërthimin, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.