Pakistan, foshnja 9-muajshe
akuzohet për tentativë vrasjeje

PAKISTAN - Një foshnje nëntë muajsh ka dalë para gjykatës në Pakistan nën akuzat: planifikim vrasjeje, kërcënim i policisë dhe ndërhyrje në punët e shtetit.

Foshnja, që quhet Muhammed Mosa Khan, është është njëri prej më shumë se 30 të akuzuarve që po përballen me këto akuza një bastisjeje të policisë për të kapur hajdutët e dyshuar të gazit në qytetin Lahore.
 
Policia ka thënë se të dyshuarit u përpoqën të vrisnin punonjësit e rendit duke i gjuajtur  me gurë. Por gazeta “Times of India” ka cituar babain e foshnjës në fjalë, sipas të cilit, ata ishin duke protestuar ndaj mungesës së energjisë elektrike .

Vogëlushi u shfaq në sallën e gjyqit ulur në prehrin e të atit, që ishte gjithashtu i akuzuar, duke mbajtur një shishe me biberon.  Tani, ky rast është shtyrë për gjykim deri më 12 prill, kështu raportohet nga qyteti Lahore.
 
Akuzat për vrasje kundër një foshnjeje kanë alarmuar ministrin Muhammed Shahbaz Sharif . Ai i ka kërkuar sqarime nga inspektori i përgjithshëm i policisë së zonës dhe kërkoi heqjen e akuzave dhe marrjen e masave të ashpra ndaj zyrtarëve që u morën me çështjen.

pakistan
pakistan
(Foshnja i akuzuar, në gjyq, me të atin e tij)
(Foshnja i akuzuar, në gjyq, me të atin e tij)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti