Pakistan, homazhe pas masakrës
3 ditë zie për vrasjen 141 personave

PESHAWAR - Në Pakistan po bëhen homazhe për masakrën e rëndë të ndodhur në shkollën në Pakistan ku pas pengmarrjes së 500 studentëve humbën jetën 141 persona, mes tyre 132 fëmijë, si dhe u plagosën 133 të tjerë.
 
Turma njerëzish me lule nëpër duar kanë mbushur rrugët në nderim të viktimave të pafajshme që humbën jetën në një sulm kamikaz të 6 talebenave.
 
Kryeministri i vendit Nawaz Sharif ka shpallur tre ditë zie në Pakistan dhe për ushtrinë e vendit që goditi militantët në rajon.
 
Ai kërkoi gjithashtu dhe një takim me të gjithë partitë e vendit në Peshawar për të diskutuar mbi reagimin ndaj këtij sulmi, si kundërpërgjigje e gjithë vendit për ekstremizmin dhe dhënien fund një herë e përgjithmonë të terrorizmit.
 
Të gjithë liderët botërorë shprehën indinjatë për sulmin e paprecedentë të militantëve talebanë, madje dhe vetë aleatët e tyre Afgan.
 
Pengmarrja që zgjati për tetë orë la viktima të shumta ku shumica ishin fëmijë të moshës nën 16 vjeç. Sipas policisë së Pakistanit 6 kamikazë të armatosur e të veshur me bomba sulmuan shkollën me qëllim për të vrarë këdo që gjendej aty. Talebanët e Pakistanit e kanë justifikuar sulmin si hakmarrje ndaj fushatës së ushtrisë kundër tyre, ku u vranë qindra luftëtarë talebanë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq