Persona të panjohur, të hipur mbi motoçikleta, kanë hapur zjarr sot gjatë orëve të para të mëngjesit, në kapanonet e punëtorëve në provincën pakistaneze të Baluëistanit duke vrarë mbi 20 punëtorë dhe duke plagosur shumë të tjerë, njoftoi televizioni DawnNews Tv.
Sipas policisë, personat e panjohur mund të jenë anëtarë të një grupi separatist, mjaft aktiv në Baluçistan, edhe pse për momentin ky sulm nuk është marrë ende përsipër.
Komisari i policisë, Imran Qureshi tha se sulmi ka ndodhur gjatë kohës kur punëtorët kanë qenë në gjumë, çka rrit dyshimet për një numër më të madh viktimash.
Punëtorët vinin nga provinca Sind dhe po ndërtonin një urë./ atsh/
/Shqiptarja.com