PESHAUAR (Pakistan), 16 dhjetor /ATSH-AFP/ - Sulmi i një komandoje talebanësh kundër një shkolle për fëmijët e ushtarakëve pakistanezë në Peshauar përfundoi, dhe të gjithë sulmuesit u vranë, njoftuan dy përgjegjës të policisë lokale.
Sulmi, që zgjati shtatë orë, përfundoi me vdekjen e 130 personave, ku shumica ishin nxënës të moshës 10 deri në 20 vjeç, sipas bilancit të fundit të autoriteteve.
Ky ishte një prej sulmeve më të përgjakshëm të kryer këto dhjetë vitet e fundit në Pakistan dhe tashmë një prej sulmeve më të rënda pasi TTP-ja, grupi kryesor rebel islamik në vend dhe bashkëpunëtor i afërt i Al Kaedës ka vënë në shënjestër fëmijët e ushtarëve që i luftojnë.
Rreth 500 nxënës, pjesa më e madhe të moshës 10 deri në 20 vjeç, ishin të pranishëm në momentin e sulmit./
/G.S/ a.jor.









