PAKISTAN - Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa të paktën 13 të tjerë janë plagosuar nga shpërthimi i një bombe e cila goditi autobusin shkollor në qytetin Quetta, në jugperëndim të Pakistanit.
 
Në mesin e të plagosurve janë nxënësit të cilët ndodheshin në autobus, ka bërë të ditur policia lokale. Bomba ishte vendosur në veturën e parkuar pranë rrugës Sirki dhe është aktivizuar me telekomandë në kohën kur pranë makinës kaloi makina e policisë, ka shpjeguar shefi i policisë Quetta, Abdul Razaak Chema.
 
Vetura policore kaloi duke shmangur shpërthimin, por e pësoi një autobus shkollor që po lëvizte pas tij, shtoi Cheema. Dy dyqanet në afërsi janë dëmtuar nga shpërthimi i fuqishëm.
 
Në mesin e të plagosurve të cilët janë dërguar në spitalin lokal, të paktën dy fëmijë janë në gjendje kritike shëndetësore. Querra është kryeqyteti i provincës pakistaneze Balochistan në të cilën ndodhin incidente të shpeshta në bazë etnike dhe sektare. Lëvizja separatiste të militantëve laikë për dekada ka kundërshtuar forcat e sigurisë që luftojnë për pavarësinë e krahinës./Anadolu Agency/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)