Shpërthimi i një bombe në tregun e rrobave të përdorura në zonën Parancinar të Pakistanit ka lënë 16 persona të vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur. Bomba ishte fshehur në një çantë e në momentin e shpërthimit vendi i ngjarjes ka qënë tejet i populluar.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën sipas mjekëve të spitalit rajonal dhe kjo shton probabilitetin e rritjes së mëtejshme të numrit të viktimave.

Zona ku ndodhi shpërthimi është kryeqendra e rrethit fisnor Kurram në kufi me Afganistanin. 

Askush nuk ka marrë përsipër deri më tani sulmin, por rajoni është i njohur për dhunën sektare. Provinca është në zonën kufitare me Afganistanin nga ku është importuar dhuna sektare që nga viti 2004, kur SHBA dhe aleatët pushtuan Afganistanin.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)