PAKISTAN - Kirurgët arritën të hiqnin me sukses plumbin në kokën e aktivistes 14 vjeçare nga Pakistani e cila u qëllua gjatë ditës së djeshme nga Talebanët.
Malala Yousufzai, aktiviste për të drejtat e vajzave, mësohet se pas ndërhyrjes kirurgjikale gjatë natës, tashmë është në gjendje të stabilizuar.

Yousufzai sëbashku me dy vajza të tjera u sulmuan gjatë kohës që po ktheheshin nga shkolla gjatë ditës së martë, gjë e cila ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e politikanëve, aktivistëve si dhe opinionit publik.
Militantë të një grupi islamit, deklaruan se kishin qenë ata që kishin sulmuar 14 vjeçaren, pasi sipas tyre vajza promovoi vlera kundër fesë islame.

Në një deklaratë për BBC, kryetari i këtij grupi Ehsanulla Ehsan tha gjatë ditës së martë, se edhe nëse Yousafzai do t'ia dilte të shpëtonte, gjithsesi ajo nuk do të kursehej.
Malala Yousufzai u bë e njohur për opinionin publik, kur në moshën 11 vjeç ajo shkruajti një ditar për blogun e BBC, për jetën nën udhëheqjen e talebanëve, të cilët kishin marrë kontrollin e zonën Swat Valley.

Talebanët kishin uzurpuar zonën në fjalë gjatë vitit 2007, dhe u larguan nga vendi pas ndërhyrjen nga ushtria Pakistaneze gjatë një sulmi në vitin 2009.
Gjatë kohës që talebanët udhëhiqnin zonën ata mbyllën shkollat për vajza, shpallën ligjin islamik dhe prezantuan masa të tilla si ndalimin e muzikës në makina.

Politikanët pakistanez të drejtuar nga kryeministri i vendit dënuan ashpër sulmin kundrejt 14 vjeçares, akt i cili është dënuar ashpër edhe nga departamenti i shtetit Amerikan, i cili e ka quajtur akt barbar dhe prej frikacakësh.

(ed.ka/Shqiptarja.com)