Disa persona të armatosur sulmuan një seli të forcës paraushtarake në qytetin veriperëndimor të Peshawarit në Pakistan, njoftoi sot policia.
Sipas burimeve, selia u sulmua gjithashtu nga dy kamikazë dhe raportet fillestare thanë se të paktën tre persona u vranë, shkroi Reuters.
Forcat e sigurisë, përfshirë ushtrinë, kanë rrethuar zonën dhe po e trajtojnë situatën me shumë kujdes pasi “dyshojmë se ka ende terroristë brenda selisë” të rojes kufitare, tha një zyrtar.
Ndërkohë një nga banorët aty pranë konfirmoi se zona është rrethuar nga ushtria, policia dhe forca të tjera të sigurisë dhe trafiku i automjeteve është bllokuar në zonë.
Komente








