LAHORE - Të paktën 45 persona kanë humbur jetën pas një atentati kamikaz në krahun pakistanez në kufirin mes Indisë dhe Pakistanit, theksoi policia lokale.
Atentati u krye menjëherë pas ceremonisë së përditshme në Wagah, pika kryesore kufitare mes Indisë dhe Pakistanit, që ndodhej në dalje Lahorës, kryeqyteti i provincës së Penjabit, më i populluari në vend dhe më i prekuri nga dhuna./ATSH/