Temperaturat rekord po kërcënojnë dhe po e bëjnë një qytet në Pakistan krejtësisht të pabanueshëm.

Miliona njerëz po mendojnë të gjejnë ‘strehim’ diku tjetër pasi vala e nxehtë në Karachi në Pakistan ka marrë 65 jetë njerëzish në tri ditët e fundit.

Gjatë ditës së hënë temperaturat u rritën deri në 65 gradë Celsius. Qyteti Karachi ka më shumë se 21 milionë banorë.

Situata e vështirë në Pakistan vjen pasi India fqinje u mbyt nga stuhitë e dhunshme të pluhurit, të cilësuara si një nga më të këqijat në 20 vitet e fundit, e cila mori jetën e disa njerëzëve.