/ATSH-AFP/ - Pakistani njoftoi sot heqjen e moratoriumit për dënimin me vdekje në rast terrorizmi, pas sulmit të talebanëve kundër një shkolle ushtarake, më i përgjakshmi në historinë evendit.

Sulmi nga një komando talebane dje në Peshauar (veriperëndim) ka shkaktuar 141 të vdekur, 141 prej të cilëve fëmijë, dhe ka ngjallur një valë indinjate në mbarë vendin që preket zakonisht nga atentatet islamike.

Ky është një prej sulmeve më të përgjakshëm të kryer këto dhjetë vitet e fundit në Pakistan dhe tashmë një prej sulmeve më të rënda pasi TTP-ja, grupi kryesor rebel islamik në vend dhe bashkëpunëtor i afërt i Al-Kaedës ka vënë në shënjestër fëmijët e ushtarëve që i luftojnë.

Rreth 500 nxënës, pjesa më e madhe të moshës 10 deri në 20 vjeç, ishin të pranishëm në momentin e sulmit.