FIER- Një kolonë cilindrike prej guri gëlqeror, e cila sipas historianit Ilirjan Gjika mund të ketë ardhur nga rrënojat e Apolonisë gjendet ne kishën e Shen Gjergjit.

Objekti është përdorur si spolie në muret e kishës, ndërsa prova më e qartë e vjetërsisë së saj është një foto-kartolinë e viteve 1930, ku kolona shfaqet pa selvinë, e cila është mbjellë më vonë. Sot, kolona dhe selvia “bashkëjetojnë”, duke formuar një ansambël unik ndërtimor.

Pesë objektet e tjera, janë gjetur vetëm një vit më parë gjatë punimeve për ndërtimin e Mitropolisë së re.

At Dhimitër Loshi shpjegon se prane kishes ka qene nje varreze. Sipas tij, kolona cilindrike mund të ketë qenë një nga kolonat e tryezës së shenjtë, ndërsa pesë objektet e reja të zbuluara me vone, përdoreshin si gurë varresh.

Historiani Ilirjan Gjika thekson se këto objekte, më të vjetrat e qytetit duhet të përfshihen në guidat turistike dhe të shërbejnë si pikë reference për turistët e huaj, duke u bërë pjesë e tureve kulturore.

Kisha e Shën Gjergjit është e shpallur monument kulture dhe nën mbrojtjen e shtetit, garanton ruajtjen e trashëgimisë historike dhe arkeologjike te saj.