U dyshua për eksploziv, rezulton alarm fals pakoja e dyshimtë pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë, (VIDEO)

Ka rezultuar alarm fals, pakoja e dyshimtë që u gjet sot pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë. Burime për Report TV bëjnë me dije se brenda pakos me përmasa 20 cm me 30 cm, janë gjetur vetëm rroba.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase bën me dije se fillimisht policia ka rrethuar zonën  dhe është pritur që të vij një grup i forcave xhenier të cilët më pas kanë skanuar pakon që rezultoi të ishte vetëm me rroba.

 Ndërkohë bëhet e ditur se brenda manastirit ortodoks  të Shën Joanit, ku janë vendosur edhe varrezat e ushtarëve grek, më datë 28-29 dhjetor ishte shkruar një parullë 'I Love Çamëria' por më pas është fshirë nga mirëmbajtësit e këtij Manastirti. Ndërkohë ende nuk dihet nëse i njëjti person që ka shkruar këtë grafit të ketë lënë edhe pakon e dyshimtë.

Varrezat e ushtarëve grek në Këlcyrë janë prej më shumë se 10 vite të vendosura në këtë zonë dhe shpesh herë janë bërë shkak për debate të nxehta politike dhe kombëtare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen