Panik në Tiranë, lihet qëllimisht në rrugë mina false me telekomandë (FOTO+VIDEO)

Një minë false me telekomandë ka alarmuar banorët e Unazës së Re tek rrethrrotullimi i dytë.  Pakoja në fjalë dyshohet se është lënë qëllimisht në këtë zonë për të përhapur panik. 

Në fillimi në pakon e gjetur në rrugë, anash një bordurë u dyshua se mund të kishte lëndë plasëse por pas mbërritjes në vendngjarje të  ekspertëve antieksplozit, është bërë shpërthimi i telekomanduar i pakos ku  rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban  për të krijuar idenë  e një mine me telekomandë. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë